Papa Benedikti i XVI dorëhiqet
nga drejtimi i Kishës KatolikeKandidatët favorit, Papë me ngjyrë?

VATIKAN- Papa Benedikti i XVI dorëhiqet nga drejtimi i Kishës Katolike. Ai do të largohet më 28 shkurt. Vetë Papa lajmëroi largimin në gjuhë latine, në Koncistorin e sotëm për shpalljen e shenjtorëve të rinj.

Lajmi më pas u konfirmua edhe nga Vatikani. “Një rrufe në qiell të pastër” - me këto fjalë kardinali Angelo Sodano komentoi vendimin e Benediktit të XVI.

Benedikti i XVI tha se kishte marrë vendimin në të mirë të Kishës dhe pasi ishte menduar mirë.

Lajmi i publikuar fillimisht nga agjencia italiane e lajmeve ANSA brenda disa minuta ka bërë xhiron e botës duke u publikuar në të gjitha mediat ndërkombëtare si Breaking News.

Joseph Ratzinger, i lindur më 16 prill të 1927 u zgjodh në drejtimin e Kishës Katolik më 19 prill pas vdekjes së Paolo Giovani II

PSE DHASHE DOREHEQJEN, NUK KAM ME FORCE

Papa Benedikti XVI bëri një deklaratë pa precedent, me të cilën shpalli se jep dorëheqjen më 28 shkurt, pra në fund të këtij muaji. “Të dashur Vëllezër, ju kam thirrur në këtë Koncistor jo vetëm për tre kanonizimet, por edhe për t’ju komunikuar një vendim me rëndësi të madhe për jetën e Kishës. Pasi shqyrtova shumë herë ndërgjegjen time para Zotit, jam tashmë i sigurtë se forcat e mia, për shkak të moshës së shtyrë, nuk janë më të mjaftueshme për të ushtruar si duhet shërbimin tim petrin. Jam mëse i vetëdijshëm se ky shërbim, për thelbin e tij shpirtëror, duhet të kryhet jo vetëm me vepra e me fjalë, por jo më pak, edhe duke vuajtur e duke u lutur.

Gjithsesi, në botën e sotme, e cila u nënshtrohet ndryshimeve të shpejta e shqetësohet nga çështje me rëndësi të madhe për jetën e fesë, për të qeverisur barkën e Shën Pjetrit e për të shpallur Ungjillin, është e nevojshme edhe fuqia e trupit dhe e shpirtit, fuqi, që gjatë muajve të fundit, më ka lënë aq, sa të pranoj se nuk jam më në gjendje ta kryej si duhet shërbimin, që më është besuar. Për këtë, mëse i vetëdijshëm për rëndësinë e këtij akti, në liri të plotë, deklaroj se heq dorë nga shërbimi i Ipeshkvit të Romës, Pasardhës i Shën Pjetrit, që më është besuar nga kardinajtë më 19 prill 2005, në mënyrë të tillë që, nga 28 shkurti 2013, në orën 20.00, selia e Romës, selia e Shën Pjetrit, të jetë vakante e të thirret nga ata, që e kanë për detyrë, Konklava për zgjedhjen e Papës së ri.
Të dashur vëllezër, ju falenderoj me gjithë zemër për gjithë dashurinë e punën me të cilën keni mbajtur bashkë me mua, peshën e ministerit tim, e ju kërkoj falje për të gjitha të metat e mia. Tani, t’ia besojmë Kishën Shenjte kujdesit të Bariut të saj, Zotit tonë Jezu Krisht e, t’i lutemi Nënës së tij të shenjtë Mari, që t’i ndihmojë me mirësinë e saj amnore etërit kardinaj në zgjedhjen e një Pape të ri. Përsa më përket mua, edhe në të ardhmen, do t’i shërbej me gjithë zemër, me një jetë kushtuar lutjes, Kishës së Shenjtë të Zotit. "- shkruante Papa në deklaratën e tij.

Menjëherë më pas erdhën  dhe reagimet nga e gjithë bota mbarë.

OBAMA: KUJTOJ ME NGROHTESI TAKIMIN EM ATIN E SHENJTE
Ora 19:00 Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka komentuar vendimin e Papa Benediktit të XVI për t’u dorëhequr nga drejtimi i Kishës Katolike.  Presidenti e ka nisur deklaratën e tij me mirënjohje për Shenjtërinë e Tij, Papa Benedikti XVI, ndërsa u shpreh se: “Kujtoj me ngrohtësi takimin me Atin e Shenjtë në vitin 2009. Presidenti Obama ka vlerësuar gjithashtu punën me Papën në 4 vitet e fundit.

Në përfundim të deklaratës së tij, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka uruar që të zgjidhet sa më shpejt pasardhësi i Papa Benediktit të XVI, që do të marrë rolin drejtues të Kishës Katolike.

VELLAI I PAPES: PER DOREHEQJEN E DIJA PREJ MUAJSH
Ora 14:10 George Ratzinger,vellai i Papa Benediktit XVI, tha se kishte muaj që ishte në dijeni të planeve të dorëheqjes që u deklarua sot në mëngjes. "Isha në dijeni të gjithçkaje"

NAPOLITANO: GJEST KURAJOZ

Ora 14: 00
Presidenti i Republikës së Italisë duke komentuar lajmin për dorëheqjen e Papës tha “Gjest i jashtëzakonshëm kurajoz. Respektoj sensin e tij të lartë të përgjegjësisë. Me këtë gjest tregon bujarinë e madhe, kurajën dhe dhe respektin e madh nga ana ime- tha Napolitano në prag të një ceremonie në presidencë.


KAMERON: PUNOI TE FORCONTE MARREDHENIET MES BRITANISE E SELISE SE SHENJTE
Ora 13: 30
Kryeministri britanik David Kameron duke komentuar dorëheqjen tha: "I dërgoj urimet më të mira Papës. Ai ka punuar pa u lodhur të forcojë marrëdhëniet mes Britanisë dhe Selisë së Shenjtë.

GJERMANIA KU LINDI PAPA: JEMI TË PREKUR

Ora 13: 30
Një zëdhënës i kancelares gjermane Angela Merkel tha se qeveria kishte respektin më të lartë për Atin e Shenjtë, për atë çfarë ka bërë por dhe për kontributin e tij në jetën e Kishës Katolike. Papa ka lindur në Gjermani dhe qeveria gjermane tha se “Ishte prekur” nga dorëheqja e Papës.


ZEDHENESI I VATIKANIT: PAPA I RI ZGJIDHET NE MARS

Ora 13:14 Një zëdhënës i Vatikanit tha se Papa i ri pritet të zgjidhet përpara fundit të Marsit, raporton Reuters

MONTI : JAM SHUME I TRONDITUR

Ora 12: 58
Kryeministri në detyrë Mario Monti u shpreh se ishte “shumë i tronditur nga ky lajm i papritur”. I pyetur nga gazetarët në Milano nëse ka pasur shenja apo ishte paralajmëruar, Monti u shpreh: "Jo"

KUR PRANOHET NJE DOREHEQJE

Gazeta gjermane bild.de shkruan se nëse një Pap jep dorëheqjen me dëshirën e tij, kjo çon në një vend vakant të pozicionit të Papës ose thënë ndryshe të fronit apostolik njësoj si në rastin e vdekjes së një Pape.  Në kanonin 333, paragrafi 2 i ligjit themeltar të kishës "codex luris kanonico" (clc) thuhet se nëse Papa "jep dorëheqjen nga pozicioni i tij, që kjo dorëheqje të jetë e vlefshme duhet që ajo të ndodhë e lirë dhe të bëhet e qartë që nuk është influencuar nga askush. Kushtet e dhënies së dorëheqjes me vullnet të lirë dhe të bërjes publike në mënyrë të qartë u shtuan në rishkruarjen e ligjit themeltar të Kishë ne vitin 1993 nën drejtimin e Papa Paulit të II.

KUSH ESHTE PAPA BENEDIKTI I XVI
Papa Benedikti XVI me emër Joseph Alois Ratzinger (Jozef Alois Racinger) lindi më 16 prill 1927 në Bajern të Gjermanisë . Kardinali u bë papa i 265-të në historinë e Kishës Katolike më 19 prill 2005 nga një konklavë prej 115 kardinalëve si pasues i Papa Gjon Palit II dhe sundues i qytet-shtetit të Vatikanit.
Para emërimit në krye të Papatit, Racinger ishte Dekan i kolegjit të kardinalëve dhe prefekt i Kongregacionit për doktrinën e besimit. Ai vlerësohej si një prej kardinalëve më të shquar dhe shpesh quhej si dorë e djathtë teologjike dhe politike e Papa Gjon Palit II. Benedikti XVI njihet si konservativ ruajtës i zakoneve dhe vlerave të vjetra të krishtera. Lexoni të plotë se KUSH ESHTE PAPA BENEDIKTI I XVI

(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Los Angeles, reportazhi i ‘La Repubblica’ nga ferri i Pacific Palisades! Dëme në rrjetin elektrik dhe hidrante jashtë funksionit

Zjarret në Los Angeles, reportazhi i ‘La Repubblica’ nga ferri i Pacific Palisades! Dëme në rrjetin elektrik dhe hidrante jashtë funksionit