VATIKAN - Papa Benedikti i XV-të, në audiencën e përgjithsme, mbajtur sot në orën 10 e 30 në Sallën Pali VI, në Vatikan ishte dalja e parë publike që nga njoftimi i tij se do të japë dorëheqjen si kreu i Kishës Katolike Romake.
“E kam ndjerë dashurinë që më këni përcjellë këto ditë, ”- u shpreh Ratzinger drejtuar 3500 besimtarëve të pranishëm në Sallën Pali VI.
“Vazhdoni të luteni për mua, kishën katolike dhe papën e ardhshme”,- u shpreh papa duke thënë se mora vendimin tim në liri të plotë.
Gjatë viteve të fundit, në homelinë e së Mërkurës së Përhimtë, Papa Benedikti XVI ka përqwndruar gjithmonë vëmendjen në kthimin e zemrave në rrugën e Zotit. Kreshmët janë porta, përmes së cilës hyjmë në një përmasë, që e bën të shndrisë gjithçka të krishterë.
“Kthimi nga Zoti, Krijuesi ynë i vërtetë do të thotë pra të mos ndjekësh suksesin tënd personal, por të ndjekësh me thjeshtësi dhe besim Zotin”.
Papa Ratzinger ka shpjeguar se jeta e krishterë nuk është ndjekja e ligjeve, por takimi me një Person të vetëm, me Jezu Krishtin dhe ka vetëm një mënyrë për të hyrë në kontakt me Të: Lutja.
Në fund të fjalimit të tij Ati i Shejtë ka përcjellë urimet më të mira për gjithë besimtarët e mbarë botës në disa gjuhë të huaja.
Papa pritet të mbajë në orën 17 : 00 dhe Meshën e Përhimjes në prag të Kreshmëve e cila do të kremtohet në Bazilikën e Shën Pjetrit.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com