VATIKAN- Papa Françesku ka bërë një lutje emocionuese gjatë fjalimit të tij javor në sheshin e Shen Pjetrit.

Ai ndërlidhi konfliktet aktuale në botë, duke përkujtuar edhe një shekull që nga nisja e Luftës së Parë Botërore. Ai tha se si papë është duke menduar për njerëzit që tani jetojnë në disa prej zonave më të ashpra të luftës.

“Mendja ime është në tri zona të caktuara: Lindje të Mesme, Irak dhe Ukrainë. Me zërin e tij që dridhej, papa nuk ndoqi skriptin e fjalimit të tij derisa përgjëroi për fund të luftërave. 

“Kurrë më luftë. Sot po mendoj për fëmijët të privuar nga shpresa, e ardhmja. Fëmijë të vdekur, të plagosur, jetimë, lodrat e të cilëve u prishën nga lufta, fëmijë që s’dinë të qeshin më. Ndaluni, ju lutem. Ua kërkoj nga zemra. Është koha të ndaleni. Ndaluni, ju lutem”, tha papa.

Ndonëse Papa nuk iu referua direkt Rripit të Gazës, komentet e tij erdhën në kohën e shpalljes së armëpushimit ku mes 1 mijë të vrarëve deri tash një pjesë e madhe janë fëmijë.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)