Papa Françesku bëri thirrje për më shumë solidaritet dhe më pak dhunë në botë në vitin e tij të parë të “Angelus”-it përpara besimtarëve të mbledhur dje në sheshin Shën Pjetri.
Dhjetra mijëra vetë ishin mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit dje për të ndjekur Papën 77-vjeçar në mesazhin e bekimit me rastin e Vitit të Ri.
Ai u bëri thirrje besimtarëve të shndërrohen në një “komunitet vëllezërish” dhe të pranojnë njeri-tjetrin, pavarërisht nga dallimet mes tyre.
“Që të gjithë ne kemi përgjegjësinë që të punojmë me qëllim që bota të shndërrohet në një komunitet vëllezërish që respektohen, pranojnë ndryshimet dhe kujdesen për njëri-tjetrin. Ka ardhur koha të ndalet dhuna! Mendoj se do të ishte në të mirën tonë të ndalim rrugën e dhunës dhe të përpiqemi për paqe”. tha ai. me rastin e ditës botërore të paqes që festohet nga kisha katolike në datën 1 janar.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)











