Edhe Papa Françeskut mund ti dalin nga goja fjalë jo të hijshme. Në fjalimin e tij të përjavshëm që mban para mijëra besimtarëve, Papa Françeskut i "shpëtoi" fjala fjala "Cazzo", që në shqip do të thotë "dreq".

Brenda pak sekondash, fjala që u shqiptua nga Papa u përhap në të gjitha mediat botërore, rrjetet sociale dhe në Youtube. Por, pavarësisht gabimit që bëri, Papa ruajti qetësinë dhe e korrigjoi menjëherë atë që tha.

Turma që ishte mbledhur si zakonisht, mbeti e habitur dhe po pyesnin veten nëse Papa Françesku përmendi vërtetë atë fjalë apo jo.

Megjithatë, kjo gafë(nëse mund të cilësohet e tillë) u përhap me shpejtësi dhe u pasqyrua nga të gjitha mediat.

Papa ishte duke mbajtur një fjalim dhe duke bërë thirrje për një zgjidhje paqësore të krizës që ka përfshirë Ukrainën gjatë kohës që përmendi fjalën jo të hijshme.

(v.gj/shqiptarja.com)