Papa Francesku, argjentinasi
prijësi i ri i Kishës Katolike

VATIKAN -Habemus Papam! “Vëllezër e motra, mirëmbrëma. Ju e dini që detyra e Konklavës ishte t’iu jepte një Papë në Romë, por duket se vëllezërit e mi kardinalë shkuan ta gjejnë në fund të botës....por tani jemi këtu”. Janë këto fjalët e para të Papa Françeskut të Parë të Kishës Katolilke. Jorge Mario Bergoglio, Papa Françesku, arqipeshkvi i Buenos Aires nga Argjentina do të drejtojë Vatikanin. Kisha Katolike tashmë ka prijësin e saj shpirtëror të 266, Atin e Shenjtë. Tymi i bardhë i dalë nga oxhaku i Kapela Sistina rreth orës 19:05 minuta njoftoi botën se është zgjedhur Papa i ri.

76-vjeçari është i pari amerikano-jugor në historinë e Kishës Katolike. Papa Françesku u shfaq më pas në dritaren e lozhës, ku mbajti një fjalim para besimtarëve të pranishëm, të cilëve u ka kërkuar të luten për bekimin e tij nga Zoti për këtë rrugëtim të ri të tij, ndërsa njëherësh kërkoi lutje edhe për Papa Benediktin e XVI, i cili dha dorëheqjen një muaj më parë.

Jorge Mario Bergoglio, i lindur më 17 dhjetor të vitit 1936, njohur në Kishën Katolike të cilën ai do ta udhëheqë prej ditës së sotme, si Papa Françesku, ka lindur në Buenos Aires. Ai është një ndër pesë fëmijët e një punonjësi italian të hekurudhës. 76-vjeçari argjentinas konsiderohej si një figurë e devotshme dhe me influencë në Kishën Katolike, ndonëse jo një favorit i qartë dhe i diskutuar për të qenë pasardhësi i Benediktit të XVI. Papa Françesku është i pari pijes shpirtëror nga Amerika e Jugut, në të gjithë historinë e Kishës Katolike. Papa Françesku, është njohur në konklavën e kaluar si një ndër kandidatët potencialë për të marrë drejtimin e Kishës, kur votat e nevojshme i mori Benedikti XVI.

VATIKAN - ZGJEDHJA E PAPES DHE FESTA E BESIMTAREVE NE "SHEN PJETER"
Mbrëmjen e sotme 115 kardinalët e izoluar në Kapelen Sisitina, prej ditës së djeshme përmes votave të tyre zgjodhën pasardhësin e Papa Benediktit të XVI në përpjekjen e pestë. I gjithë sheshi Shën Pjetri është në festë, dhe po valëviten flamuj të të gjitha shteteve, ndërkohë që bien këmbanat.

Mijëra qytetarë kanë nisur festën në sheshin "Shën Pjetër" në Vatikan, ku në orën 19:05 tymi i bardhë ka dalë nga oxhaku i Kapelës Sistina duke lajmëruar se Ati i Shenjtë është zgjedhur, pas 5 votimeve, nga 33 të parashikuara. Kardinalët kanë votuar disa herë, derisa një kandidat i vetëm ka arritur të marrë 77 vota në 115. Prej ditës së djeshme kardinalët kishin hyrë në Kapelen Sistina dhe qëndruan aty derisa një kandidat mori 2/3 e votave për t'u zgjedhur Ati i Shenjtë. Mbledhja e fshehtë ndodh një muaj pasi Votimet e 115 kardinalëve nga e gjithë bota, Papa Benedikti XVI ka dhënë dorëheqje, duke u bërë papa i parë në 600 vjet që heq dorë nga detyrat.

Tymi i zi, i dalë nga oxhaku i Kapela Sistina mesditën e sotme simbolizoi se kardinalët nuk kanë arritur marrëveshje, po njësoj edhe gajtë mbrëmjes së djeshme, tymi nga oxhaku mbi Kapelnën Sistina ishte i zi, çka nënkuptonte se ende nuk ishte zgjedhur Papa i ri. Para fillimit të meshës së fshehtë, dje në bazilikën e Shën Pjetrit u mbajt një meshë për publikun dhe kardinalët. Dekani i Kolegjit të Kardinalëve, Angelo Sodano, bëri thirrje për unitet brenda kishës. Sipas traditës, fletevotimet digjen pas çdo votimi: Nëse tymi nga oxhaku është i zi, kjo do të thotë se Papa nuk është zgjedhur, por nëse tymi nga oxhaku është i bardhë, kjo është shenjë se Papa i ri është zgjedhur. Gjithashtu, me zgjedhjen e Papës do të bien menjëherë këmbanat.

PAPA I RI PERSHENDET BESIMTARET
Ora 20:25
Papa i ri ka dalë në ballkonin e Pallatit apostolik në Vatikan nga ku ka përshëndetur të gjtihë besimatarët e mbledhur në sheshin e “Shën Pjetrit”.

“Detyra e Konklavës, ishte që t’i jepnin një papë Romës. Ju falënderoj për mikpritjen. Për këtë mbledhje në Romë. Faleminderit. Dhe para së gjithash do të doja të bëja një lutje për Papa Benediktin e XVI. Lutemi të gjithë bashkë për të, që Zoti ta bekojë”, -foli Papa Françesku.

PAPA: LUTJUNI ZOTIT QE TE ME BEKOJE

“Tani do të doja t’ju jepja bekimin por fillimisht ju kërkoj një nder. Ju kërkoj juve t’i luteni zotit që të bekojë atin tuaj. “- tha Papa Francesko duke iu drejtuar mijëra besimtarëve në sheshin Shën Pjetri

papa ne ballkon
(Papa i ri i sapozgjedhur, Francesco i Parë)

BENEDIKTI I VXI DO TË SHIKOJË NË TV PASARDHËSIN E TIJ
Ora 20:08 Benedikti i XVI do të ndjekë në televizor se kush do të jetë pasardhësi i tij. Nga Castelgandolfo Papa, po ndjek moment pas moment fazat pas të cilave shumë shpejt Papa i ri do të shihet në ballkonin e pallatit apostolik në Vatikan.

CFARE NDODHI PASI VATIKANI NXORRI TYM TE BARDHE?

Në këtë pikë, Dekani, zëvendës-Dekani ose i pari kardinal i kardinalëve ipeshkvij, i drejtohet të zgjedhurit, duke i thënë në latinisht: A e pranon zgjedhjen tënde kanonike si Papë? E nëse merr përgjigje pohuese, vijon të pyesë: Si dëshiron të thirresh? Pyetje, së cilës i sapozgjedhuri i përgjigjet me emrin papnor.

Pas zgjedhjes, skedat digjen e tymi i tyre i bardhë klasik, që ngjitet drejt qiellit nga oxhaku mbi Kapelë, shikohet qartë nga Sheshi i Shën Pjetrit.

Në përfundim të Konklavit, Papa i ri tërhiqet në “dhomën e lotëve”, siç quhet sakrestia e Kapelës Sistina, ku vesh për herë të parë petkat papnore, me të cilat do të paraqitet në publik nga Lozha e Bekimeve e Bazilikës së Shën Pjetrit.

Emri i kësaj dhome rrjedh nga hamendja se Papa i ri mund edhe të shpërthejë në lot nga emocioni e, sidomos, nga mendimi për barrën e rëndë të përgjegjësisë, që merr mbi supe.

Grupi me numër më të madh kardinalësh është ai nga Evropa (60) me 52%. Vijon Amerika me 33 kardinalë të ndarë kështu: Amerika e Veriut 17, Amerika Qendrore-Karaibe 3, Amerika e Jugut.
Afrika ka 11 kardinalë, Azia ka 10 kardinalë.
Oqeania ka 1 kardinal.

feste vatikan papa
(Mijëra besimtarë gëzojnë në sheshin "Shën Pjetër")


papa vatikan
(Festimet në Shën Pjetër pasi oxhaku nxorri tymin e bardhë)


vatikani bukur
(Mijëra besimtarë në Vatikan, momenti kur del tymi i bardhë nga oxhaku i Kapelës Sistene)

Çfarë ndodhi brenda Kapela Sistina ku 115 kardinalët u mblodhën për të zgjedhur Papën e ri?


Një animim në 3D shpjegon atë që ndodhi pas “Extra Omnes”, momenti kur të gjithë kardinalët që nuk janë votues u largaun nga Kapela. Filloi me zgjedhjen e 9 kardinalëve: 3 vëzhgues, 3 mbikëqyrës, 3 kardinalë që do të numërojnë votat.

Kështu nis procesi i votimit. Kardinalët shkruajnë emrin e Papës së ri, shkojnë drejt altarit, bëjnë një betim dhe hedhin skedën në një pjatë dhe pastaj në kutinë e votimit.

Pastaj kalohet në numërimin e votave. Skedat kanë nga një vrimë, ku kalohet me gjilpërë një fill dhe renditen të gjitha njëra pas tjetrës për t’u numëruar.

Nëse nuk është arritur shumica e votave për zgjedhjen e Papës, pra 2 të tretat e zgjedhësve për 33 votimet e para,kalohet në një votim të dytë, pastaj digjen skedat e dy votimeve të para. Nëse nuk arrihet shumica e duhur, atëherë tymi nga oxhaku do të jetë i zi, shenjë që tregon se nuk është zgjedhur akoma Papa i ri.

Pas votimit te 33 është parashikuar balotazhi mes dy emrave, edhe në këtë rast duhet një shumicë prej dy të tretash për zgjedhjen e Papës së ri. Vetëm kur Papa të zgjidhet në oxhakun e Vatikanit do të dalë i shumëprituri tymi i bardhë.

vatikan shen pjeter
(Qytetarët në Shën Pjetër, sytë nga oxhaku, në pritje të zgjedhjes së Papës së ri)

konklava
(Mbledhja e 115 kardinalëve në Kapelën Sistene, dje, para se të zioloheshin për të votuar)

papa benedikti 16
(Papa Benedikti i XVI, i cili dha dorëheqjen një muaj më parë)

Redaksia online
(Gre.M/l.ç/sg/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Si askush tjetër, Cristiano Ronaldo shënon gol për të 24-tin vit radhazi

VIDEO/ Si askush tjetër, Cristiano Ronaldo shënon gol për të 24-tin vit radhazi