Papa Françesku ka bërë një deklaratë që me siguri shumë "mëkatarëve" do t'u pëlqejë. Ai ka deklaruar se seksi jashtë martesës nuk është mëkati më i madh.

“Mëkatet e mishit nuk janë më të rëndat”, tha Papa gjatë një konference për shtyp.

Sipas tij, mëkati më i madh është "krenaria dhe urrejtja", deklaratë kjo që vjen pasi kryepeshkopi i Parisit, Michel Aupetit dha dorëheqjen javën e kaluar për një marrëdhënie me një grua.

Kjo është shqetësuese sepse një hetim historik i mbikëqyrur nga një komision i pavarur konfirmoi në tetor abuzimin e gjerë seksual të të miturve nga priftërinjtë në Francë që daton nga vitet 1950 deri në 2020.