Papa Françesku shfaqet për herë të parë në publik pas 38 ditësh i shtruar në spital, përshëndet besimtarët nga ballkoni i Poliklinikës Gemelli (VIDEO)

Papa Françesku u shfaq sot në një karrige me rrota nga ballkoni i Poliklinikës Agostino Gemelli në Romë, ku përshëndeti dhe bekoi besimtarët e mbledhur për ta parë.

Pritja ishte e ngrohtë, me duartrokitje dhe brohoritje nga turma, ndërsa flamuj të ndryshëm, përfshirë ata të Spanjës, Izraelit dhe Ukrainës, valëviteshin në shenjë përkrahjeje.

“Faleminderit të gjithëve, sa të bukura janë lulet tuaja,” u shpreh Papa, duke vënë re një grua që mbante lule të verdha dhe duke e përgëzuar:

“Shoh këtë zonjë me lulet e verdha: sa e mrekullueshme.”

Në mesin e të pranishmëve ndodhej edhe kryetari i bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri, i cili ndoqi momentin e përzemërt të Papës me besimtarët. Përshëndetja e tij nga ballkoni i spitalit u shoqërua me brohoritje të forta, duke treguar dashurinë dhe mbështetjen e popullit.

Papa Françesku dha një bekim të shkurtër për të gjithë ata që ishin mbledhur për ta parë, duke shprehur mirënjohjen e tij për praninë dhe dashurinë e besimtarëve.


Lajmi kryesor:

Pas 38 ditësh i shtruar në spital, Papa Françesku rikthehet në Vatikan, por me aparatura për frymëmarrjen


S.G/K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Me shpejtësi 'skëterrë' 22-vjeçarja përplaset me një mjet të parkuar dhe përfundon në trotuar! Report Tv siguron pamjet

Durrës/ Me shpejtësi 'skëterrë' 22-vjeçarja përplaset me një mjet të parkuar dhe përfundon në trotuar! Report Tv siguron pamjet