Media Italiane Libero Quotidiano ka bërë sot një shkrim me faktin se Papa Françesku mund të jap dorëheqjen për shkak të shëndetit të rënduar kohët e fundit. Sipas medias në Vatikan ka gjithnjë e më shumë këmbëngulje për një konklavë të re.
Dhjetorin e ardhshëm Papa Françesku do të jetë 85 vjeç, që është e njëjta moshë që ish papa Benediktin XVI dha dorëheqjen.
Arsyeja pse Papa Francesku mund të japë dorëheqjen nuk do të ishte kryesisht mosha e tij, por gjendja shëndetësore, ku vetëm para pak kohësh bëri një operacioni në zorrën e trashë. Vetë Vatikani nuk ka pasur ende asnjë reagim në lidhje me këto deklarata.