Selia e Shenjtë u përfshi sot nga një atmosferë festive teksa mijëra pelegrinë kishin ardhur nga e gjithë Italia për t’i kënduar Papa Françeskut ‘Hapy Birthday’ dhe të tjerë kërcënin tango për të shënuar ditëlindjen e tij të 78.
Teksa largohej nga sheshi “Shën Pjetër”, në Vatikanaudienca e tij javore këndoi disa verisone këngësh në spanjisht, italisht e gjuhë të tjera. Një djalë i vogël i dha Papës një foto të pikturuar nga vetë ai përpara se ta bekojë, ndërsa torta e ditëlindjes me ngjyrat e flamurit argjentinas iu dorëzua Papës nga një grup priftërinjsh.
Kjo është ditëlindja e dytë e Papa Françeskut në krye të Kishës Katolike, të cilën e festoi sipas stilit të tij të thjeshtë. Pasi kreu rutinën e zakonshme në Vatikan, ai iu drejtua më pas shtëpisë ku jeton, Santa Marta.
Jorge Mario Bergolio nga Argjentina u zgjodh lider i Kishës Katolike romake më 13 mars të viti 2013, duke marrë emrin Francis si dhe duke u bërë Papa i parë jo europian në gati 1300 vjet. Papa Françesku u bë papa i parë latinjo amerikan që do të udhëheqë 1.2 miliardë katolikë në të gjithë botën.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com