Ati i Shenjtë, Papa Françesku njihet për fjalimet e tij që kanë ngjallur besim e shpresë në të gjithë botën. Kësaj here, në një fjalim në Palermo, Papa Françesku ka folur për mafien. Në një event të zhvilluar në nder të priftit Puglisi që u vra në 1993 nga Cosa Nostra, Papa ka thënë:
Nuk mund të besosh në Zot dhe të jesh mafia. Kush është mafioz nuk jeton si i krishterë, sepse blasfemon me jetën emrin e Zotit që është dashuria. Nëse kërcënimi mafioz është “Do të ma paguash” atëherë lutja kristiane është “ Zot më ndihmo të dua. Prandaj u them mafiozëve: ndryshoni. Ndaloni së menduari vetëm për vete dhe paratë, besoni, në të kundërt jeta juaj do të humbasë dhe do të jetë humbja më e madhe.
Të shohim brenda vetes. Sa më shumë të kesh aq më shumë do dhe kjo është një varësi e keqe.
Kush do, nga ana tjetër rigjen veten dhe zbulon se sa bukur është të ndihmosh, të gjesh gëzimin brenda vetes dhe të buzëqeshësh jashtë.
Se shpejti do tmerret e tere bota se c`fare ka bere dhe bene Vatikani. Zoti i vertete kurre nuk do te vendoste kembe ne Vatikan!!!
Përgjigju