“Është hipokrite të jesh kristian dhe nga ana tjetër të dëbosh refugjatët, një person që kërkon ndihmë. Është kjo kontradikta, nga njëra anë shprehen se e duan kristianzimin e nga ana tjetër janë kundra emigrantëve dhe besimeve të tjera. Dhe Krishti më shumë se çdo gjë dënon hipokrizinë” është kjo deklarata e ashpër që Papa Françesku dha gjatë një takimi me të rinjtë protestantë në Saksoni.
Ati i Shenjtë i kërkoi refugjatëve që të bashkëpunojnë me komunitetet që i mirëpresin. Më tej ai kërkoi që të gjitha vendet të punojnë për të siguruar integrimin e fëmijëve të emigrantëve.
“Duhen procedura të veçanta në planin e bashkëpunimit mes vendeve të origjinës dhe vendeve pritëse” u shpreh Papa.
Në ditën botërore të emigrantëve kreu i kishës katolike denoncoi fenomenin e prostitucionit dhe pedopornografisë, fenomenin e shfrytëzimit të fëmijëve në punë që i shndërron në skllevër.
Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com