/ATSH-AFP/ - Papa Françesku kërkoi sot, para sheshit Shën Pietri, një angazhim në të gjithë botën për njohjen dhe garantimin konkret të lirisë së fesë, e drejtë e patjetëruseshme, duke iu referuar persektuimeve ku viktimat janë të krishterët.

Duke u shprehur prej dritares së Pallatit Apostolik, pranë bazilikës, para një sheshi plot me njerëz, papa Françesku dha homazhet për të gjithë ata që diskriminohen, persekutohen dhe vriten sepse janë shpallur të krishterë.

Kisha festoi më 26 dhjetor, një ditë pas Krishtlindjeve, festën e Shën Etienit, martiri i parë i kishës katolike, një nga dishepujt e parë të Krishtit i cili u vra me gurë në Jerusalem.
Të krishterët,duke përfshirë të gjitha degëzimet, përbëjnë sot besimin më të persekutuar në botë, sipas shumë studimesh të ndryshme.