TIRANË, 21 Shtator/ATSH-Z.Tosku/- "Vazhdoni të jeni shenja e vendit tuaj, jo vetëm me marrëdhënien midis njerëzve të fesë. Unë kam shumë nevojë". Ky ka qënë mesazhi që Papa Fraçesku ka dhënë në takimin e organizuar sot pasdite me krerët e besimeve dhe komuniteteve fetare në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" ne Tirane.
Ati i shenjtë duke vleresuar bashkejetesën fetare në Shqipëri ka takuar personalisht përfaqësues të komuniteteve fetare të vendit tonë. Në këte takim merrnin pjesë përfaqësues nga komuniteti musliman, orthodoks, bektashian, katolik dhe protestant.
Në fjalën përshëndetëse, Papa Françesku ka falenderuar përfaqësuesit e feve duke iu drejtuar me fjalinë, "Faleminderit për atë që bëni".
Duke vënë në dukje se Shqipëria ka qënë ndër vendet me tolerancë fetare, Papa Françesku tha se, "toleranca nuk është vetëm një dhuratë nga Zoti, por edhe një vlerë për të zhvilluar një shoqëri".
Në mesazhin e tij, për përfaqësues të besimeve të ndryshme fetare , ai iu referua dialogut sipas së cilit, mund të arrihet në paqe. Duke krijuar marrëdhënie vëllazërore, mund të krijojmë lirinë e besimit për seicilin. Seicili prej nesh ofron dëshmine e vet tek tjetri, pa hipokrizi dhe kjo na bën mirë të gjithëve", theksoi Papa Françesku.
Ndër të tjera, Papa tha se "feja e vërtetë nuk nxit dhunën", duke ciltuar "të ndjehemi të bashkuar me shërbimin e atdheut".
/f.n/
/Shqiptarja.com