Papa Françesku ka fajësuar sistemin kapitalist 'të keq dhe të padrejtë' për krizën e emigrantëve që po ndodh momentalisht në Europë. Ndërkaq 'Ati i Shenjtë' ka paralajmëruar kujdes, pasi xhihadistët e ISIS mund të përfitojnë nga kjo dyndje masive për t'u futur në Europë pa rënë në sy.

Ai e quajti 'vërshimin ' e emigrantëve drejt Europës dhe largimin e tyre nga vatrat e luftës, vetëm 'majën e ajsbergut'. 

"Ky fenomen i emigracionit është realitet, - tha Françesku. Kur ka vende bosh, njerëzit përpiqen t'i mbushin. Nëse një vend nuk ka fëmijë, emigrantët vinë dhe zenë vendin e tyre. Po mendoj për numrin e lindjeve në Itali, Portugali dhe Spanjë.

I pyetur për sfidën e pranimit të emigrantëve që mbërrijnë në pragun e Europës, Papa tha që pranimi i tyre nga vendasit, rrit një rrezik që më parë nuk ka qenë i pranishëm, ai terrorist.

"Në ditët sot, kushtet e sigurisë territoriale nuk janë siç kanë qenë më parë (në periudhat e emigrimit masiv",- tha ai." E vërteta është se vetëm 400 km larg Siçilisë ekziston një grup i tmerrshëm terrorist. Pra ekziston rreziku i infiltrimit, kjo është e vërtetë.

Gjatë këtij viti ISIS shpërndau një mesazh kërcënues në internet, ku paralajmëronte se do të përdornin militantët e tyre në Afrikën e Veriut për të pushtuar Italinë, duke përdorur Libinë si 'portë hyrëse për në Romë'. Si pjesë e përpjekjeve të tyre propagandistike, ekstremistët Islamikë postuan një seri mesazhesh online ku tregonin Vatikanin në flakë dhe një flamur të zi që valëvitej mbi Selinë e Shenjtë

I pyetur nëse terroristët që mund të hyjnë të infiltruar në Europë mund të sulmojnë vendet e shenjta në Romë Papa u përgjigj: "Po, askush nuk tha që Roma është imune ndaj këtij kërcënimi".

Sidoqoftë përpos kërcënimit të militantëve islamik, Papa tha se Bibla i mëson katolikëve të mirëpresin emigrantë, t'i sigurojnë një çati mbi kokë dhe të integrohen në komunitet.
papa
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)