Papa Françesku kundër abortit: Është shkelje kundër dinjitetit njerëzor

Papa Françesku kundër abortit: Është shkelje kundër dinjitetit njerëzor

Papa Françesku

Pas autorizimit për të bekuar çiftet homoseksuale, që alarmoi konservatorët  e Kishës, Vatikani përsërit në një deklaratë kushtuar "dinjitetit njerëzor", dënimin e abortit, eutanazisë dhe vetëvrasjes së asistuar. Po ashtu Vatikani dënon dhe mëmësinë surrogate dhe “teorinë gjinore”

"Nga të gjitha krimet që njeriu mund të kryejë kundër jetës, aborti ka karakteristika që e bëjnë atë veçanërisht të rëndë dhe të neveritshëm. Ekziston një ide e përhapur se eutanazia ose vetëvrasja e asistuar është në përputhje me respektin për dinjitetin e njeriut. Përballë këtij fakti, duhet riafirmuar me forcë se vuajtja nuk e bën të sëmurin të humbasë atë dinjitet që është jetik dhe i patjetërsueshëm për të, por mund të bëhet një mundësi për të forcuar lidhjet e përkatësisë reciproke dhe për t'u bërë më i vetëdijshëm për çmueshmërinë e çdo personi për të gjithë njerëzimin", thuhet në deklaratë.

Vatikani i kushton vemendje edhe dhunës ndaj e grave dhe konfliteve të përgjakshme në botë që duhet të marrin fund sa më parë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë