Papa Francesku mbërrin në
Tiranë, artistët foto në shesh
Gëzimit dhe emocionit të mbërritjes së atit të shenjtë, Papa Francesku në Shqipëri i janë bashkuar edhe shumë artistë shqiptarë të cilët nëpërmjet postimeve të tyre i janë afruar
Gëzimit dhe emocionit të mbërritjes së atit të shenjtë, Papa Francesku në Shqipëri i janë bashkuar edhe shumë artistë shqiptarë të cilët nëpërmjet postimeve të tyre i janë afruar edhe më shumë kësaj atmosfere.
(Në foto aktorja Rosela Gjylbegu në sheshin "Nënë Tereza")Aktorja dhe prezantuesja Olta Gixhari ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto ku shfaqet duke u lutur tek Sheshi Nënë Tereza vetëm disa orë përpara mbërritjes së atit të shenjtë.
(Në foto aktorja Olta Gixhari, lutet tek sheshi "Nënë Tereza" përpara mbërritjes së Papës)Gjithashtu foto kanë postuar edhe emra të tjerë si këngëtaret Rosela Gjylbegu dhe Evi Reçi.
(Postimi i këngëtares Evi Reçi për vizitën e Papës në Tiranë)Moderatorja Albana Osmani ka ndarë me miqtë një video nga nata e mbrëmshme ku ra shi i stuhishëm. Ndërkohë ka bërë një paralelizëm të motit të mbrëmshëm me ardhjen e Papa Françeskut në Shqipëri duke shkruajtur:
“Miresevjen ne Shqiperi Papa Francesco .! Duket sikur gërvishtjet në qiell me të hyrë data që ti do shkelësh në tokën tonë simbolizojnë fundin e një mallkimi të madh, që datoi në 1967 atëhere kur Tirana Zyrtare shpalli Shqipërinë si të parin vend ateist në botë. Atëhere kur çdo kishe dhe xhami u rrafshua përdhe. Le të jetë e mbarë data 21 Shtator!! #ShqiptaretBesojneNeZot”-ka shkuar moderatorja bashkangjitur videos së saj.
(Postimi i këngëtares Vesa Luma në Instagram) Dy mikeshat e pandashme në punë dhe jetën private, Alketa Vejsiu dhe producentja Vera Grabocka kanë postuar në rrjetin e tyre social një foto nga sheshi “Nënë Tereza” ku shkuajnë,
“Live nga mesha e shenjte ne sheshin e kryeqytet! ZOTI E BEKOFTE VENDIN TIM!”.
(Postimi i Alketa Vejsiut në "Facebook")
(Në foto çifti Françesk dhe Tefta Radi gjatë meshës së Papës në sheshin "Nënë Tereza")
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
45/7
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
40.2%
-
Të gabuar
53.6%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 7722
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hungari, mijëra protestues kërkojnë t'i jepet fund 'propagandës' së medias shtetërore
5 Tetor, 22:45
-
Fitorja kundër Bylisit, Partizani merr komandën e Superligës! Egnatia thyen Skënderbeun në Korçë
5 Tetor, 22:36
-
Gjenerali polak: Varshava duhet ta forcojë ushtrinë dhe ta përgatisë për luftë
5 Tetor, 22:35
-
Bajram Peçi: Mashtruesi i etur për destruktivitet
5 Tetor, 22:22
-
Kurti konfirmon koalicionin për zgjedhjet e 2025/ Vetëvendosja me Vjosa Osmanin dhe Mimoza Kusarin: Do jemi fitues
5 Tetor, 22:05
-
Mirditë/ Shembet Kulla e Abat Preng Doçit, monument kulture, bashkia thirrje ministrisë: Duhet restauruar
5 Tetor, 21:55
-
Mero Baze: Karrigedjegurit
5 Tetor, 21:44
-
Teatri Shëtitës ‘Çajupi’ vjen tek Skampa në Elbasan me premierën ‘Agnesa e Zotit’
5 Tetor, 21:26
-
Projekti i NASA-s, 60 të rinj shqiptarë testohen në Korçë! 17-vjeçari me medalje të artë në AI: Punova 7 vite
5 Tetor, 21:12
-
Ylli Pata: Sekretet që fsheh Berisha për 7 tetorin
5 Tetor, 21:03
-
Jo vetëm goli, Kumbulla shkëlqen në duele dhe minuta në fushë! Notë e lartë për shqiptarin në La Liga
5 Tetor, 20:46
-
Bum kërkesash për kredi, por rekord refuzimesh nga bankat! 1 në 4 aplikime nuk pranohet
5 Tetor, 20:38