VATIKAN - Papa Françesku është lutur gjatë meshës së të enjtes në Vatikan në një meshë të posaçme, për viktimat e masakrës të ndodhur ditën e mërkurë në satiriken “Charlie Hebdo”. “Sulmi i djeshëm na bën të mendojmë rreth ligësisë, rreth ligësisë njerëzore, për terrorizmin qoftë ky një terrorist apo një shtet i izoluar terrorist.
Kjo është ligësia që një qënie njerëzore është e aftë të bëjë .Le të lutemi për viktimat e kësaj ligësie, janë shumë viktima. Le të lutemi gjithashtu për këta njerëz të ligj që Zoti të ndryshojë zemrat e tyre,”-është shprehur Papa Françesku gjatë lutjes së tij në Vatikan.
Më pas Papa ka dërguar në Tëitter një mesazh në të gjitha gjuhët e botës (Prayers for Paris), (Lutemi për Parisin). Papa Bergoglio ka komentuar rreth sulmit edhe gjatë ditës së mërkurë duke e përkufizuar atë me terma mjaft të fortë si një sulm i tmerrshëm.
Gjithashtu ai ka apeluar për shmangien e të gjitha formave të dhunës, fizike, morale e cila shkatërron jetët e njerëzve dhe dhunon dinjitetin e një personi. Satirikja “Charlie Hebdo” ka ironizuar shpesh me karikaturat e saj edhe besimin katolik duke realizuar karikatura për Papën dhe për Vatikanin.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com