VATIKAN - Papa Françesku sëbashku me 200 ipeshkvinj të lartë janë mbledhur në Vatikanit, për të diskutuar disa nga çështjet më kontroversiale që shqetësojnë Kishën Katolike. Në meshën e realizuar në hapjen e këtij sinodi të jashtëzakonshëm, Papa Françesku ka dhënë shpresë për shumë katolikë se do të ketë një reformim të kishës katolike, deri më tani tepër hermetike në rregullat e saj. Takimi i këtij këshilli fetar është realizuar për të diskutuar mbi abortin, kontraceptimin, homoseksualitetin dhe divorcin.
Pjesë e takimit do të jenë 250 persona, ndër të cilët shumica ipeshkëv të 1,2 miliardë anëtarëve të kishës si dhe 13 çifte të martuarish. Sinodi do të zgjasë 2 javë dhe do të pasohet nga një takim tjetër vitin e ardhshëm. Papa Françesk u shpreh se dëshiron që ipeshkvët të mos pengojnë idetë e reja, por të punojnë me liri dhe kreativitet, për të pasur një diskutim “të sinqertë, të hapur dhe vëllazëror”, për t’iu përgjigjur “ndryshimeve të epokës” që familjet po përjetojnë në këtë kohë.
“Ëndrra e Zotit gjithnjë përplaset me hipokrizinë e disa prej shërbyesve të tij. Ne mund të pengojmë ëndrrën e Zotit nëse dështojmë të lëmë veten të drejtohemi nga Shpirti i Shenjtë. Shpirti na jep urtësinë e cila kalon njohuritë dhe na nxit të punojmë ndershmërisht me liri të mirfilltë dhe kreativitet të përulur.”
Si një nga institutet fetare më të vjetra në botë, Kisha Katolike nuk ka tendecë për të ndryshuar praktikat fetare, megjithatë shumë besimtarë katolikë besojnë se në përfundim të këtij Sinodi do të ketë disa reformime.
Takimi i ardhshëm i këtij këshilli mund të jetë një moment historik në përplasjet mes konservatorëve dhe liberalëve mbi drejtimin e ardhshëm të kishësh, për të cilën Papa Françesku insiston se duhet të jetë me pak burokratike dhe teologjikisht e fshehtë. Vizioni i Papës për kishën katolike është për të qenë më pranë të varfërve dhe atyre që vuajnë, më e hapur ndaj rimartesave dhe divorceve, abortit, marrëdhënieve seksuale para martesës dhe pranueshmërisë së homoseksualitetit.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO