VIDEO/Papa Françesku nuk lexon dot fjalimin: Më falni, por kam pak bronkit

Papa Françesku duket se nuk është në gjendje fort të mirë shëndetësore. Para një grupi komunikuesisht francezë, të promovuar nga Konferenca e peshkopëve të Francës, Papa nuk arriti dot të lexonte një fjalim, ndërsa u tha të pranishmëve se nuk mundte pasi ka pak bronkit.

‘Do të doja ta lexoja të gjithë fjalimin, por kam një problem, kam pak bronkit, nuk mund të flas mirë, nëse nuk ofendoheni, do t'ju dorëzoj kopjen e fjalimit, më falni. Do t'ua dorëzoj për t'ju dhënë të gjithëve, por po mundohem shumë për ta lexuar. Faleminderit për mirëkuptimin", u tha Papa pjesëmarrësve.

‘Dhe tani do t'ju jap bekimin dhe pastaj do t'ju them lamtumirë një nga një, sepse për të thënë lamtumirë nuk duhet të flas", shtoi Papa.

https://video.repubblica.it/vaticano/papa-francesco-non-riesce-a-leggere-il-discorso-scusatemi-ma-ho-un-po-di-bronchite/460595/461559

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë