Papa Françesku për protestën e dhunshme në SHBA: Udhëheqësit amerikan duhet të promovojnë pajtimin kombëtar, prej dhunës nuk fitohet asgjë!

Papa Françesku për protestën e dhunshme në SHBA: Udhëheqësit amerikan duhet të promovojnë pajtimin kombëtar, prej dhunës nuk fitohet asgjë!

Papa Françesku

Papa Françesku pas lutjes së tij ditën e diel i ka bërë thirrje të gjithë udhëheqësve amerikanë që "të promovojnë pajtimin kombëtar" pas asaj që ndodhi ditën e mërkurë në protestën e dhunshme, e cila i mori jetën edhe 5 personave.

"Unë i nxis autoritetet e shtetit dhe të gjithë popullsinë të mbajnë një ndjenjë të lartë përgjegjësie në mënyrë që të qetësojnë shpirtrat, të promovojnë pajtimin kombëtar dhe të mbrojnë vlerat demokratike të rrënjosura në shoqërinë amerikane.", ka thënë Papa.

Papa Francesku, thellësisht i tronditur nga ngjarja brutale e cila ndodhi në SHBA, tha se dhuna është gjithmonë vetë shkatërruese dhe se prej saj nuk fitohet asgjë, por vetëm humbet.

Ai ka shtuar se do të lutej për shpirtin e 5 viktimave që humbën jetën gjatë protestës.

Protesta e ditës së mërkurë në SHBA, ka ardhur si pasojë i manifestimeve të mos rënies dakord të mbështetësve të “zjarrtë” të Donald Trump për certifikimin si president Joe Bidenit.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori