SHBA/ 4 viktima nga protestat e dhunshme! 15 ditë gjendje e jashtëzakonshme, dorëhiqen disa zyrtarë (VIDEO-FOTO)

Pas largimit të protestuesve nga ambjentet e Capitol në SHBA, Kongresi amerikan rifilloi seancën për konfirmimin e rezultateve të Kolegjit Elektoral për fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Senati amerikan hodhi poshtë me shumicë dërrmuese një lëvizje nga aleatët e Presidentit Donald Trump për të kundërshtuar certifikimin e rezulateve të zgjedhjeve presidenciale për shtetin e Arizonës që i dha fitoren demokratit Joe Biden.

Protestat e dhunshme që përfshinë ditën e djeshme Capitol-in kanë prodhuar 4 viktima. Një prej personave që ndërroi jetë ishte një grua e cila u qëllua nga policia.

Gjithashtu policia e Uashingtonit bën me dije se janë arrestuar 52 persona, 47 prej të cilëve shkelën shtetrrethimin. Edhe në rradhët e policisë janë plagosur 14 efektivë.

Si demokratët edhe republikanët dënuan dhunën në Kongres por ndërsa demokratët fajësuar Presidentin Trump për nxitjen e saj, shumica e republikanëve nuk e përmendën atë.

“Ne dënojmë në mënyrën më të ashpër dhunën që ndodhi këtu. Pikëllohemi për humbjen e jetës në këto salla të shenjta, si dhe dëmtimet e pësuara nga ata që mbrojtën Kapitolin tonë sot”, tha nënpresidenti Mike Pence.

Ai tha se ata që sulmuan, nuk fituan.

“Dhuna nuk fiton kurrë. Liria fiton, dhe kjo është ende shtëpia e popullit. Ndërsa rimblidhemi në këtë dhomë, bota do të jetë përsëri dëshmitare e rezistencës dhe forcës së demokracisë sonë”, tha zoti Pence.

Kreu i Republikanëve në Senat Mitch McConnell tha se “ne do të kryejmë detyrën tonë sipas Kushtetutës për kombin tonë.”

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:59
Erdogan: Protesta e dhunshme në SHBA turp për demokracinë!

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ditën e sotme ka reaguar në lidhje me protestën e dhunshme që është zhvilluar ditën e djeshme nga mbështetësit e Donald, duke thënë se ngjarje të tilla janë turp që ka  “tronditur njerëzimin”.

Erdogan, i cili ka një miqësi me presidentin Trump, kishte pritur tre ditë para se ta uronte Joe Bidenin për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Por ai nuk ka hezituar për të “dënuar” ngjarjet e dhunshme të së mërkurës që siç edhe u shpreh Erdogani ndodhën në “të ashtuquajturin djep të demokracisë”.

"Ky është një turp për demokracinë," u tha Erdogan gazetarëve ditën e sotme në Stamboll.

“Ne shpresojmë se kalimi i Joe Biden, më datë 20 janar do të jetë paqësor dhe se Amerika do të kthehet në paqe”, shtoi presidenti turk.

Erdogani nuk ka lënë pa shprehur ngushëllimet edhe për familjarët e viktimave, qe humbën jetën ditën e protestës e cila ka rezultuar fatale.

Marrëdhëniet e Ankarasë me Uashingtonin u përkeqësuan pas grusht shtetit e dështuar më 2016, për të cilin Erdogan e fajëson një klerikun fetar Fetullah Gulen, që gjendet në SHBA. Uashingtoni ka refuzuar thirrjet e Ankarasë për ekstradimin e Gulenit.

Megjithatë, miqësia e Erdoganit dhe Trumpit ka ndihmuar që Turqia të mos jetë subjekt i sanksioneve amerikane, për shkak të përkeqësimit të të drejtave të njeriut.

Ora 11:12
Sulmuan kongresin e SHBA-së, humbasin vendin e punës protestuesit e dhunshëm

SHBA- Ndërsa imazhet dhe postimet në mediat sociale të kryengritjes së mërkurës në Capitol të SHBA qarkullojnë në internet, disa nga ata që ishin të pranishëm po identifikohen, dhe madje disa kanë humbur punën tyre për shkak të kësaj.

Navistar, një kompani e marketingut në Maryland, njoftoi se një punonjës ishte pushuar nga puna pasi ishte fotografuar brenda godinës së Capitol-it, ndërsa mbante edhe bexhën e firmës ku punonte.

“Ne e mbështesim të drejtën e punonjësve tanë për të protestuar paqësisht dhe për lirinë e fjalës, por çdo punonjës që shfaq një sjellje të rrezikshme, duke kërcënuar shëndetin dhe sigurinë e të tjerëve, nuk do ta ketë më mundësinë të jetë me Navistar Direct Marketing,” thuhet në deklaratën e saj.

Një avokat, është shkarkuar nga puna, pasi në rrjetin e tij social ka postuar një video ku ai ka thënë “ Në tyë gjithë po përpiqemi të futemi në Kapitol”, si pasojë e kësaj ai ka humbur vendin e punës.

FBI dhe Policia e DC po kërkojnë të identifikojnë grupin e individëve që sulmuan Kapitolin të mërkurën.

Deri më tani janë arrestuar 82 persona, nëntë prej të cilëve janë nga Maryland.

Ora 12:06
Dua Lipa reagon ashpër ndaj protestuesve të dhunshëm në SHBA: Janë ‘terroristë’

Këngëtarja me famë botërore dhe origjinë shqiptare Dua Lipa, ka reaguar ndaj protestës së dhunshme e cila është zhvilluar ditën e djeshme në SHBA, duke i quajtur protestuesit “terroristë”.

Ajo këtë reagim e ka bërë përmes rrjetit të saj social në Instagram, në opsionin instastory, ku edhe ka publikuar një foto të protestuesve duke i quajtur “terrorist”

“I quani ata siç janë: terroristë”, shkruan Dua.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka pasur reagime të ashpra dhe të shumta ndaj qeverisjes dhe politikave të Donald Trump, ndërkohë që gjatë zgjedhjeve ajo i ka bërë thirrje ndjekësve të saj për të votuar Joe Biden.

Ora 11:56
Dhuna në SHBA, Merkel: E trishtuar dhe e zemëruar për situatën! Më vjen keq që Trump nuk ka pranuar humbjen

1598525210_angelamerkel.jpg

Një ditë pasi protestat përfshinë Capitol-in në SHBA, Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me situatën.

“Ne të gjithë pamë dje imazhe të pakëndshme nga pushtimi i Kongresit Amerikan, më zemëruan dhe gjithashtu më trishtuan. Më vjen keq që nga nëntori Presidenti Trump nuk e ka pranuar humbjen e tij, njësoj e u soll dhe ditën e djeshme” shtoi Merkel.

Merkel tha se vetë presidenti duhej të pranonte një pjesë të përgjegjësisë për dështimin në zgjedhje.

"Një rregull themelor i demokracisë është që pas zgjedhjeve do të ketë fitues dhe humbës. Të dy kanë rolin e tyre për të luajtur me mirësjellje dhe përgjegjësi në mënyrë që vetë demokracia të mbetet fituese” – tha Merkel.

Ora 09:45
Kush është Italiani i veshur si indian që udhëhoqi protestën në SHBA, pjesë e grupeve ekstremiste

Ky është Jake Angeli, 32-vjeçari nga Italia i cili udhëhoqi protestën në SHBA! I veshur si indian, 32-vjeçari tërhoqi vëmendjen e mediave botërore për shkak të pamjes së tij, ndryshe nga protestuesit e tjerë, por edhe për faktin se la prirë protestuesit në mësymjen e tyre drejt ambienteve të Capitol në SHBA. Ai do të lërë gjurmë në ditën më të zezë në historinë e Amerikës në dekadat e fundit. Ai është pjesë e grupit ekstemist " QAnon", i cili është një bashkim i teorive të reja dhe teorive tashmë të njohura, që u bëjnë jehonë antisemitizmit dhe ksenofobisë. Në thelb, teoria pretendon se pothuajse çdo president në historinë amerikane—pa përfshirë këtu Presidentin Donald Trump—ka qenë një kukull e vendosur nga një elitë globale e agjentëve të pushtetit, të vendosur për të pasuruar veten dhe për të ruajtur kultin e tyre seksual Satanaik për vrasjen e fëmijëve. Ai së bashku me njeriu që u ulu në tryezën e Mike Pence janë personazhe të njohura në rrethet e teorive konspirative.

Ora 09:01
Demokratët kërkojnë hetim mbi mungesën e sigurisë në Capitol Hill

1610006772_protestashba.jpg

Anëtarët demokratë të Dhomës dhe Senatit kërkojnë hetim se si protestuesit pro-Trump u futën me aq lehtësi në perimetrin e sigurisë së Capitol-it të SHBA.

"Dështimet e sigurisë në Kapitol të SHBA duhet të hetohen plotësisht. Ne harxhojmë miliarda dollarë për sigurinë kombëtare dhe sot nuk arritëm të mbrojmë Capitol-in nga një turmë e paligjshme" tha Përfaqësuesi Ilhan Omar në një postim në Twitter.

"Do të ketë shumë video, disa do të ngrenë shqetësim, disa do të tregojnë heroizëm," shkroi në Twitter senatori demokrat Chris Murphy.

Ora 09:00
Në valixhe të mëdha prej druri, shpëtohen fletët e votimit në Kongresin Amerikan! Senatori: Turma do i kishte djegur

Përtej trazirave në ambientet e Capitol në SHBA, fletët e votimit kanë mbetur të paprekura. Një prej senatorëve, Senator Jeff Merkley shkruan se nëse stafi i sigurisë nuk do i kishte kapur, ato nuk do kishin shpëtuar.

" Fletëvotimet e kolegjit elektoral u shpëtuan. Nëse stafi ynë i aftë nuk do t'i kishte kapur, do ishin djegur nga turma", shkruan Merkley.

Ora 08:39
Ngriti pretendime për mashtrime zgjedhore, Twitter, Facebook dhe Youtube bllokojnë llogarinë e Trump për disa orë

1610005197_donaldtrump.jpg

Rrjetet sociale Twitter dhe Facebook kanë bllokuar llogarinë e Presidentit në detyrë, Donald Trump pasi ky i fundit ka postuar në lidhje me protestat që përfshinë ditën e djeshme SHBA-në.

Twitter ka bllokuar llogarinë e Donald Trump për 12 orë. Kompania e komunikoi këtë duke shpjeguar se kjo erdhi për shkak të shkeljeve të politikave të Twitter-it, duke përfshirë ato të kërcënimeve.

Në një mesazh në rrjetin social për protestuesit ai tha “Ju dua” para se t’u thoshte të shkonin në shtëpi. Ai përsëriti gjithashtu pretendime të rreme në lidhje me mashtrimet zgjedhore.

Twitter tha se kërkohej heqja e tre tweet-eve për shkelje të politikës sonë të integritetit qytetar.

Kompania tha se llogaria e presidentit do të mbetej e mbyllur përherë nëse tëeets nuk hiqeshin. Gjithashtu në llogarinë e tij në Twitter është bllokuar dhe interaktiviteti me përdoruesit e tjerë, ku nuk mund të pëlqesh apo të komentosh në postimet që Twitter i cilësoi të papërshtatshme.

Ndërkohë edhe Facebook bllokoi llogarinë e presidentit Trump për 24 orë. YouTube gjithashtu hoqi videon ku Donald Trump i bënte thirrje protestuesve që të qetësoheshin.

Ora 08:06
Pas dhunës në Kongres, disa zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë japin dorëheqjen

1610003205_Screenshot2.jpg

Dy këshilltare të larta të Zonjës së Parë, Melania Trump dhanë dorëheqjen të mërkurën pas dhunës në Kongresin amerikan dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Shtëpisë së Bardhë po konsideronin të jepnin dorëheqjen, përfshirë këshilltarin e sigurisë kombëtare Robert O'Brien dhe zëvendësin e tij, Mattheë Pottinger, thanë burime me dijeni për këto zhvillime.

Stephanie Grisham dha dorëheqjen si shefe e kabinetit të zonjës së parë pasi mbështetësit e Presidentit Donald Trump hynë me dhunë në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara në një përpjekje për të mos lejuar Kongresin të certifikonte rezultatet e zgjedhjeve presidenciale.

"Ka qenë një nder t'i shërbeja vendit në Shtëpinë e Bardhë. Jam shumë krenarë që isha pjesë e misionit të zonjës Trump për të ndihmuar fëmijët kudo, dhe krenare për shumë arritje të kësaj administrate," tha zonja Grisham në një deklaratë.

Grisham, e cila ishte për një vit sekretare shtypi e Shtëpisë së Bardhë përpara se të bëhej shefe e stafit të Zonjës së Parë, nuk tha nëse dorëheqja e saj ishte në reagim ndaj dhunës në kryeqytetin e vendit, por një burim i njohur me vendimin e saj tha se dhuna e bindi atë përfundmisht për të.

Edhe sekretarja sociae e Shtëpisë së Bardhë, Rickie Niceta, dha dorëheqjen, ashtu si edhe një zëvendës sekretare e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Mattheës, thanë dy burime për Reuters.

Zoti O'Brien po konsideronte gjithashtu dorëheqjen, ashtu si edhe zoti Pottinger, zëvendës këshilltari i sigurimit kombëtar i cili ka qenë një zë kryesor për politikën ndaj Kinës brenda administratës, thanë dy burime.

"Sapo fola me Nënpresidentin Pence," tha zoti O'Brien në një deklaratë më herët të mërkurën, duke shtuar, "Jam krenar që shërbej me të."

Brenda Shtëpisë së Bardhë kishte gjithashtu zëra se zëvendës shefi i stafit Chris Liddell mund të jepte dorëheqjen, sipas një burimi. Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë.

Lëndime të shumta u njoftuan dhe një grua humbi jetën nga dhuna në Kapitol, ndërsa mbështetësit e Trump iu përgjigjën thirrjes së presidentit për të protestuar ndaj humbjes së tij në zgjedhjet presidenciale të nëntorit ndaj demokratit Joe Biden. Zoti Trump ka pretenduar në mënyrë të përsëritur dhe të pabazë se zgjedhjet u shoqëruan nga manipulime. Biden do të inaugurohet më 20 janar./ Marrë nga VOA

Ora 07:44
Dhuna në protesta, kryebashkiakja e Uashingtonit shpall gjendjen e emergjencës për 15 ditë

1610000807_protesta.jpg

Pasi lajmëroi për vendosjen e shtetrrethimit 24-orësh, kryebashkiakja e Uashingtonit, Muriel Bowser shpalli gjendjen e emergjencës për 15 ditë.

“Shumë prej protestuesve që erdhën në Capitol ishin të armatosur dhe kishin për qëllim dhunën dhe shkatërrimin. Ata kanë qëlluar me tulla, shishe dhe armë dhe motivimi i tyre është i vazhdueshëm", tha ajo në një deklaratë.

Urdhri shtrihet deri më 21 janar, një ditë pasi Joe Biden do të inaugurohet president.

Ditën e djeshme Bowser vendosi shtetrrethimin në Uashington për 24 orë.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fakte: 08/01/2021 01:15

    Gjithë bota eshte një katund !

    Përgjigju
  • BENI: 07/01/2021 17:16

    KA SHKUAR ATY ku nuk mban me dhe ne amerike,,,qera qe ngrihen perdite,,,dhe rroga po e njejta,,,,dhe nuk kane siguracion shendetsor ne pune,,punon njeriu nga mengjesi ne darke dhe tallen me ta,,nuk ka siguracion te thone pa pike turpi,,,,,PRANDAJ POPULLI NGRIHET DHE KA PLOTESISHT TE DREJTE,,,KLASA POLITIKE NE AMERIKE ME DY PARTI ESHTE SHUME KOT BUROKRATIKE DHE VETEM PER VETE,,,,DUHEN ME SHUME PARTI......

    Përgjigju
    • life: 08/01/2021 21:12

      BENI ke shum te drejt nqs ne shqiperi ka 150 parti ne amerik per nga numri i popullsis i duhen 15000 parti.pse hecen kina perpara se ka nje parti dhe ben plane shum vjecare pa ja prishur partia tjeter qe vjen ne pushtet.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës