ITALI - Pas meshës së mbajtur në sheshin e Shen Pjetrit, Papa Francesku ka përqafuar Debora Lulin, nënën e Ismail Lulit , i riu 17-vjeçar i cili u vra brutalisht në korrik në Pesaro nga një 20-vjeçar shqiptar.
Rasti i vrasjes së Ismae Lulit shkaktoi protesta e polemika të shumta. Luli u gjet i vdekur më 19 korrik në një përrua, pranë pyllit të San Martinos nga një kalimtar i rastit. I riu paraqiste shenja të një prerje të thellë në fyt por nuk mungonin as shenjat në trup.
Shkak i kësaj vrasje ishte xhelozia e nëntëmbëdhjetë vjeçarit Igli Meta, i cili u arrestua i akuzuar për kryerjen e kësaj vrasje të rëndë.
17-vjeçari u vra sepse kishte marrëdhënie me të dashurën e Metës, Ambera Saliji. Igli Meta ka rrëfyer se e vrau Ismaili pasi situata i doli nga kontrolli dhe se në fakt ai kërkonte vetëm t'i jepte "një mësim".
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com