Vatikani njoftoi lëndimin e Atit të Shenjtë në një incident të ndodhur ditën e sotme (16 janar). Papa Françesku plagosi parakrahun e tij të djathtë pas një rënieje në rezidencën e tij, por nuk pësoi asnjë frakturë, sipas deklaratës së Vatikanit të enjten.
"Këtë mëngjes, për shkak të një rrëzimi në shtëpinë e Santa Martës, Papa Françesku pësoi një kontuzion në parakrahun e djathtë, pa fraktura. Krahu iu bllokua si masë paraprake", thuhet në një deklaratë.
Papa mbushi 88 vjeç në muajin dhjetor.
Komento