“T'i pranojmë homoseksualët dhe tranvestitët. Kështu do të vepronte edhe Jezu Krishti” është kjo deklarata që dha Papa Francesku gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët të cilët e shoqëruan gjatë vizitës së tij tre ditore në Gjeorgji dhe Azerbajxhan. Ati i Shenjtë iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve rreth deklaratave të tij të mëparshme sa i përket teorisë gjinore, divorcit, udhëtimeve dhe pse jo dhe fushatës presidenciale në SHBA.
“Teoria gjinore është një koncept, ku një person mund të jetë biologjikisht mashkull apo femër, por ata kanë të drejtë të identifikojnë veten e tyre si meshkuj, femra, të dyja bashkë apo asnjërën. Gjatë jetës time kam takuar shumë persona me orientim homoseksula dhe i kam afruar me Zotin nuk i kam braktisur. Ata duhen mbështetur sic bënte Jezu Krishti , u shpreh Ati i Shenjtë .
“Është dicka tjetër që një person ka tendenca të caktuara ose nëse ndryshon gjini. Dhe është dicka tjetër të mësosh në shkollë për të ndryshuar mentalitet. Këtë e quaj pushtim ideologjik."
Kreu i Kishës Katoltike u pyet edhe për dekaratat e tij sa i përket martesës dhe divorcit ku edhe një herë mbrojti idene e tij se nëse një cift ka probleme atëherë ato duhen zgjidhur me mirëkuptim dhe mëshirë.
Në bashkëbisedimin rreth 50 minuta me gazetarët At ii Shenjtë foli edhe për planet e tij dhe udhëtimet të cilat janë parashikuar në Portugali, Indi, Bangladesh dhe Kolumbi vetëm në kohën kur të përfundohet marrëveshja mes qeverisë dhe FARC, të cilës populli në referendum i tha jo . Edhe një herë Papa Francesk u shpreh se po shkon në vende ku ka pak katolikë pasi në periferi shihet më mirë se në qendër.
“Udhëtimin tim të parë në Europë e nisa në Shqipëri dhe nuk është një vend katolik, më pas shkova në Bosnje Hercegovinë, më pas në Greqi shkova mes katolikëve. Kam shkuar ne vende me besime të ndryshme fetare. Por përse shkoj atje? Shkoj për katolikët edhe për ata pak që janë sepse nga periferia shihet më mirë sesa në qendër."
Së fundmi Ati i Shenjtë u pyet edhe për zgjedhjet presidenciale në Amerikë por ai u përgjigj me shumë diplomaci dhuke thënë se është populli sovran ai që vendos por duhet menduar mirë opsionet.
Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO