VATIKAN - Sot Papa Francesku është takuar me kardinalët në Sallën Klementina në Vatikan. Ati i Shenjtë është pritur me duartrokitje nga të gjithë kardinalët, që e zgjodhën më 13 mars 2013 si Kreu i Ri i Kishës Katolike.
Papa ka cituar paraardhësin e tij Benediktin e VXI-të duke thënë se në 8 vite të papatit të tij, ai i ka shërbyer Kishës Katolike me maturi dhe thjeshtësi. Benedikti i VXI , ka shtuar Papa Francesku, është një teolog dhe mendimtar i shkëlqyer dhe do të qëndrojë gjithmonë në zemrat e njerëzve.
Një fjalim pa skalet ka qenë ai i Papës duke dhënë një mesazh të fortë, që të mos biem në pesimizëm. Nuk duhet të kalojmë në trishtimin, që djalli na shpreh cdo ditë, por të bëhemi pjesëtarë të Krishtit.
Në fund të takimit me kardinalët nga e gjithë bota Ati i Shenjtë tha se le t'i japim dituri dhe të bëhemi pikë referimi për të rinjtë.
Kardinali nga Argjentina Jorge Mario Bergoglio si Papa Francesku i Parë ishte një zgjedhje surprizë, i cili u bë i pari papa jo-evropian në gati 1,300 vjet në historikun e Vatikanit.
(l.c/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com