Papa Françesku thirrje udhëheqësve të qeverive për Ukrainën: Ju lutem, mos e çoni njerëzimin në shkatërrim

Papa Françesku thirrje udhëheqësve të qeverive për Ukrainën: Ju lutem, mos e çoni njerëzimin në shkatërrim

Papa Françesku bëri sërish thirrjen e tij drejtuar krerëve të qeverive të dielën për të kërkuar një zgjidhje diplomatike për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Ndërsa furia e vdekjes dhe shkatërrimit vazhdon dhe pozicionet konfliktuale përhapen, duke nxitur një përshkallëzim që është gjithnjë e më i rrezikshëm për të gjithë, unë rinovoj një apel drejtuar udhëheqësve kombëtarë: Ju lutemi, mos e çoni njerëzimin në shkatërrim, mos e çoni njerëzimin në rrënim”, tha Papa pas lutjes së tij Regina Coeli në ditën e Rrëshajëve, duke u shfaqur në një dritare të apartamenteve papale me pamje nga sheshi i Shën Pjetrit.

“Të kryhen negociata reale, bisedime konkrete për një armëpushim dhe për një zgjidhje të qëndrueshme. Dëgjoni britmën e dëshpëruar të njerëzve që po vuajnë e shohim çdo ditë në media respektoni jetën njerëzore, ndaloni shkatërrimin makabër të qyteteve dhe fshatrave kudo”, shtoi ai.

Të shtunën, Papa i tha një fëmije nga Ukraina se ai dëshiron të vizitojë Ukrainën dhe do të diskutojë një udhëtim të mundshëm me zyrtarët ukrainas.

Papa bëri një apel të mërkurën për të hequr bllokadën e eksporteve të grurit nga Ukraina.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Vijojnë bombardimet në Kharkiv! Zelensky viziton ushtarët në Zaporizhzhia! Papa thirrje krerëve të qeverive: Ju lutem, mos e çoni njerëzimin në shkatërrim


E.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës