VATIKAN- Papa Françesku ditën e djeshme në një intervistë i ka bërë thirrje të gjithëve të bëjnë vaksinën anti-COVID për të mbrojtur veten dhe të tjerët.
“Vaksina është një zgjedhje etike për secilin prej nesh, sepse nëse nuk e bëni ju po luani me shëndetin tuaj edhe me shëndetin e të tjerëve”, tha Papa Francesku.
Qyteti i Vatikanit, i vetmi i pavarur në botë duke përfshirë edhe Papa Françesku, ka thënë se së shpejti do të nis fushatën e vetë të vaksinimit për koronavirusin.
“Javën e ardhshme, vaksinimi do të nis këtu në Vatikan dhe unë kam rezervuar vendin për ta kryer”, shtoi ai.
Papa Françesku, në një moshë të re për shkak se ka qenë i prekur nga një sëmundje ka hequr një pjesë të mushkërisë duke u bërë kështu potencialisht më i prekur ndaj virusit.
Në Vatikan javën e ardhshme do të mbërrijnë dozat e para të vaksinës për të filluar vaksinimin masiv të qytetarëve.
Si pjesë e planit të saj të vaksinimit, Vatikani tha se kishte blerë një frigorifer ultra të ftohtë për të ruajtur dozat, duke sugjeruar se do të përdorë vaksinën e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech, e cila duhet të ruhet në rreth minus 70 gradë Celsius.