Papa Françesku vizitë në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë”

 
Papa Françesku
TIRANË, 21 Shtator/ATSH-Z.Tosku/- Takimi i rradhës për Atin e Shenjtë është ai me krerët e besimeve të tjera fetare dhe komuniteteve të krishtera, në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë". Ati i Shenjtë duke vleresuar bashkjetesën fetare në Shqipër,i ka takuar personalisht përfaqësues të komuniteteve fetare të vendit tonë.
Në këte takim marrin pjesë përfaqësues nga komuniteti mysliman, ortodoks, bektashian, katolik dhe protestant. Universiteti "Zoja e Këshillit të mirë" u themelua në vitin 2004 . Sot universiteti është një pikë referimi shumë e rëndësishme për mbarë vendin. Për mbështetjen e nismave të ndryshme, bashkëpunojnë Murgeshat e Mëshirës nga Verona, të cilat kanë qënë të pranishme në Shqipëri që nga fillimet e demokracisë. Të njëjtat murgesha, prej vitesh drejtojnë pranë degës së Elbasanit kurse formimi për infermierë.
Ky universitet ka rreth 1500 studentë në degën e Tiranës dhe Elbasanit, te cilet frekuentojnë tre fakultete me shtatë kurse diplome dhe gjashtë master; ka 183 studentë nga vendet e Bashkimit Evropian, ndersa stafi akademik përbëhet nga 500 pedagogë italianë dhe 100 shqiptarë.
Sipas një marreveshjeje me Parlamentin Italian dhe Shqiptar, Universiteti Zoja e Këshillit të Mirë ka krijuar një Qendër për Formimin e parlamentarëve te Europës juglindore dhe sipas një marreveshjeje me Delegacionin e Komisionit Evropian në Tiranë, ka hapur një Zyrë Informimi mbi Bashkimin Evropian. /a.ke/
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari kapet me 65 mijë euro në makinë, i kishte fituar në baste online