GJERMANI - Autoritetet kanë zbuluar në aeroportin e Lajpcigut në Gjermani 340 gramë Kokainë të fshehur në një kuti me 14 prezervativë. Sipas autoriteteve gjermane, Kokaina ishte dërguar nga Amerika e Jugut.
Ajo nuk kishte asnjë emër specifik të marrësit, por kishte destinacion zyrën postare të Vatikanit. Kjo do të thotë se një nga 800 banorët në Vatikan mund të merrnin pakon me Kokainë.
Menjëherë pas kësaj, policia gjermane në bashkëpunim me atë të Vatikanit nisën hetimet për gjetjen e personit të cilit i ishte dërguar kutia me prezervativë brenda të cilës ishte fshehur droga.
Megjithatë, askush nuk u paraqit për të kërkuar "porosinë" që kishte ardhur nga Amerika e Jugut dhe policia nuk ka akoma asnjë emër të dyshuar.
Vlera e lëndës narkotike ishte rreth 55 mijë dollarë.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com