Papa Françesku i bëri thirrje sot në Seul dy Koreve të lenë mënjanë akuzat dhe të pushojnë së treguari forcën duke vlerësuar se paqa mund të arrihet vetëm nëpërmjet dialogut.
Para presidentes Park Geun Hye dhe autoriteteve të vendit duke mënjanuar me kujdes të hyjë në thellësitë e konfliktit rajonal që është shumë kompleks, papa argjentinas përshëndeti "përpjekjet e ndërmara për bashkim dhe sabilitet në gadishullin korean dhe inkurajon këto përpjekje pasi përbëjnë të vetmen rrugë drejt një paqeje afatgjatë".
Duke u shprehur për herë të parë në anglisht në një kuadër zyrtar, ai në asnjë çast nuk drejtoi gishtin nga regjimi komunist i Koresë së Veriut, duke mënjanuar si kyetar i një feje t'i hedhë benxinë zjarrit ndonëse aludimet për padrejtësi, persekutime dhe pozicionime të forcave të armatosura i drejtoheshin kryesisht Penianit.
"Diplomacia si art i së mundshmes bazohet në vendosmërinë dhe ruajtjen e bindjes se paqa mund të arrihet nëpërmjet dëgjimit të vëmendshëm dhe dialogut, më shumë se sa nëpërmjet akuzave, kritikave sterile dhe vendosjes së forcave të armatosura", vazhdoi papa.
Një reflektim që shpreh vizionin e tij të përgjithshëm për zgjidhjen e konflikteve për të cilat ai ka shprehur shqetësimet më të mëdha./ATSH/
/Shqiptarja.com