Papa i ri, Benedikti XVI nuk do të
ndërhyjë në përzgjedhjen e tij
Papa dha dje dorëheqjen: S'kam forcë

VATIKAN - Papa Benedikti XVI nuk do të ndërhyjë në përzgjedhjen e pasardhësit të tij. Kështu tha vëllai i Papës, Georg Ratzinger, i intervistuar nga BBC-ja në shtëpinë e tij në Regensburg; sipas tij, Papa është këshilluar nga mjekët për të mos ndërmarrë më udhëtime nëpër botë dhe ta merrte në konsideratë faktin se duhej të pushonte disa muaj.
 
Në moshën e tij, tha Ratzinger, ai gradualisht e ndiente që po i humbiste aftësitë për të përmbushur detyrën. Dorëheqja ishte pjesë e një procesi të natyrshëm. Kur do të jetë e nevojshme, natyrisht që ai do t’i mbledhë forcat, por nuk do të dëshironte të ndërhynte në zgjedhjen e pasardhësit të tij.

Papa i ri do të zgjidhet prej anëtarëve të 117 konklavave në Kapelën Sistine në Vatikan. Analistët thonë që europianët janë ende kandidatë të preferuar, duke përfshirë Arqbishopin e Milanos, Angelo Skola dhe një ish-student austriak të Benediktit, Christoph Schoenbron. Mirëpo, kandidatë të fortë mund të shfaqen nga Afrika dhe Amerika Latine, të cilat kanë që të dyja një popullsi të madhe katolike. Ndërmjet emrave më të përmendur janë: Kardinali Peter Turkson nga Gana dhe Kardinali Francis Arinze nga Nigeria.

Pasi la zyrën, Papa shkoi të pushojë në rezidencën papnore të Castel Gandolfo, para se të vendosej në një manastir për një periudhë lutjeje dhe reflektimi. Vatikani tashmë pret që Papa i ri të zgjidhet përpara Pashkës, vë në dukje BBC-ja.

Benedikti deklaroi të hënën se do të jepte dorëheqjen nga posti i tij në krye të Kishës Katolike pasi ai ishte shumë i moshuar për të vazhduar punën në moshën 85-vjeçare.

Redaksiaonline
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!

Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!