Papa Leoni XIV e nisi Vitin e Ri me një meshë, gjatë së cilës përsëriti thirrjen për paqe në botë. Ati i Shenjtë solli në vëmendje edhe Vitin Jubile për besimtarët katolikë, që mbyllet më 6 janar të 2026.

“Në këtë ditë, le të lutemi të gjithë së bashku për paqen: së pari, midis kombeve të përgjakura nga konflikti dhe vuajtjet, por edhe brenda shtëpive tona, në familjet e plagosura nga dhuna ose dhimbja. Në agimin e vitit të ri, Liturgjia na kujton se për secilin prej nesh, çdo ditë mund të jetë fillimi i një jete të re, falë dashurisë bujare të Zotit, mëshirës së Tij dhe përgjigjes së lirisë sonë. Është bukur ta shohësh vitin që vjen në këtë mënyrë: si një udhëtim të hapur për t’u zbuluar”

Sipas mediave të huaja, Papa pranoi se shumë njerëz dhe organizata në mbarë botën tashmë i janë përkushtuar përfundimit të dhunës dhe kanë krijuar nisma të panumërta për ndërtimin e paqes.

Pas një sezoni të ngjeshur Krishtlindjesh, Leoni XI ka disa ditë pushim para se të kremtojë festën e Epifanisë së kishës më 6 janar dhe të mbyllë zyrtarisht Vitin e Shenjtë 2025.