VATIKAN- Papa Françesku ka lëshuar një apel sot lidhur me situatën në Ukrainë. Sipas tij, komuniteti ndërkombëtar duhet të mbështesë çdo iniciativë në favor të dialogut. 

Duke folur përballë Sheshit të Shën Pjetrit në Vatikan, Papa u kërkoi besimtarëve të luten për Ukrainën që po kalon një situatë delikate. Ai uroi "që të gjitha palët të përpiqen për një zgjidhje paqësore."

Situata në Ukrainë u tensionua më tej, kur parlamenti rus miratoi kërkesën e presidentit Vladimir Putin për të dërguar forca të armatosura në gadishullin autonom të Krimesë.

Redaksia online
(Erin Dini/sg/shqiptarja.com)