VATIKAN - Papa Benedikti i XVI-të ka mbajtur Meshën e Përhimjes në prag të Kreshmëve, e cila është edhe dalja e fundit publike pas njoftimit të tij për dorëheqjen nga selia papnore, më 28 shkurtin e ardhshëm.
Sot në mëngjes Ati i Shenjtë u prit me ngrohtësi e dashuri të madhe në audiencën e tij të parafundit të përgjithshme të papnisë, në Sallën e Palit VI, në Vatikan.
Më 15 mars konklava parashikohet që brenda Pashkëve, të cilat këtë vit bien më 31 mars, të zgjedh pasuesin e Benediktit të 16-të.

“Të lutemi për Kreshmët dhe të meditojmë gjatë Fjalën e Zotit”, tha Papa. Kreshmët janë një periudhë kohore prej 40 ditësh agjërimi dhe lutjeje që sipas traditës së krishterë janë si ‘armë’ shpirtërore për të luftuar të keqen.

Në mbarim të meshës në mënyrë simbolike bëhet gjesti i kryqit me hi në ballë ose në kokë. Ky gjest simbolizon pendesën njerëzore.

(shqiptarja.com)