Papa mban meshën e parë në Vatikan pas operacionit: Thirrje për të ndalur dhunën

Papa mban meshën e parë në Vatikan pas operacionit: Thirrje për të ndalur dhunën

Papa Françesku duke mbajtur fjalimin në Vatikan

Papa Françesku ka bërë paraqitjen e tij të parë publike, pasi iu nënshtrua në operacioni në spital. Nga Sheshi Shën Pjetër, ai u bëri thirrje njerëzve që të bëjnë pushime dhe të largohen nga streset e jetës moderne.

“Le të ndalojmë vrapimin e furishëm të diktuar nga axhendat tona. Le të mësojmë se si të bëjmë një pushim, të fikim celularin”, tha ai.

Po ashtu Ati i Shenjtë, bëri thirrje që t’i jepen fund trazirave në Afrikën e Jugut si dhe apeloi për paqe dhe dialog në Kubë pas protestave që tronditën vendin e drejtuar nga komunistët.

“Jam edhe pranë popullit kuban në këto çaste të vështira, posaçërisht pranë familjeve, që vuajnë më shumë. I lutem Zotit t’i ndihmojë për të ndërtuar në paqe, dialog e solidaritet, një shoqëri gjithnjë më të drejtë e më vëllzërore”.’-tha Papa.

Fjalët e Papës u duartrokitën nxehtësisht nga një grup besimtarësh kubanë, të pranishëm në Sheshin e Shën Pjetrit, me flamujtë e vendit të tyre.  Papa 84-vjeçar iu nënshtrua një operacioni në zorrën e trashë në datën 4 Korrik, hera e parë që ai është përballur me një shqetësim shëndetësor gjatë papatit të tij tetëvjeçar.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv