Papa në Turqi: Të drejta për çdo 
besimtar, kështu luftohet terrorizmi

TURQI - “Terrorizmi luftohet me anë të dialogut ndërfetar duke u dhënë të drejta të barabarta të gjithë qytetarëve pavarësisht besimeve të tyre”. Ky është mesazhi që Kreu i Vatikanit Papa Françesku ka dhënë nga Turqia ditën e sotme në vizitën zyrtare, gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në pallatin presidencial në Ankara.

Ati i Shenjtë, ka bërë thirrje për dialog ndërfetar, duke thënë se ai mund të ndihmojë në dhënien fund të fondamentalizmit dhe terrorit. Duke folur në ditën e parë të vizitës së tij treditore në Turqi, Papa ka dënuar militantët e Shtetit Islamik. Ai po ashtu ka theksuar se “është e domosdoshme që të gjithë qytetarët  myslimanë, hebrenj dhe të krishterë,  të gëzojnë të drejtat dhe respektin e njëjtë”.

“Është i nevojshëm impenjimi i fortë dhe i përbashkët. I bazuar në besimin reciprok, mundësohet paqja, e cila rrjedh jo si pasojë e përdorimit të armëve. Luftërat e vërteta dhe të denja për njerëzinmin janë: kundër urisë dhe sëmundjeve, për zhvillimin e qëndrueshëm. Është e nevojshme që qytetarët myslimanë, hebrenj dhe të krishterë të gëzojnë të njëjtat të drejta, por edhe detyra. Vetëm me anë të dialogut ndërfetar ju mund të luftoni të gjitha format e fondamentalizmit dhe terrorizmit." ka theksuar Papa Françesku.

Po ashtu Ati i Shenjtë ka vlerësuar rolin e Turqisë në rajon duke nënvizuar se shteti turk ka përgjegjësi të veçantë për zgjidhjen e problemeve të rajonit.

“Turqia, për historinë e saj, për shkak të pozicionit gjeografik dhe për shkak të rëndëisë në rajon ka një përgjegjësi. Shembulli i tij ka një rëndësi të veçantë dhe mund të japë ndihmë të madhe në qytetërimin dhe identifikimin e mënyrave për arritjen e paqes dhe prosperitetit.”. tha Papa Françesku.

(VIDEO)
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno

Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno