VATIKAN - Papa Françesku, përkrah edhe njëherë, të divorcuarit dhe homoseksualëve, duke shtuar këtë herë edhe përkrahjen ndaj grave të cilat kanë abortuar, por që janë `sinqerisht të penduara`, sepse Zoti është më i madh se mëkati”.

Këto janë disa nga mesazhet që Papa Francesco dha gjatë intervistës së tij, me At Antonio Spadaro, drejtori i revistës jezuite, "La Civiltà Cattolica".

Këta njerëz duhet të jenë të mirëpritur në Kishë, ka shpjeguar Papa Francesco, ashtu siç Zoti mirëpret dhe shoqëron njerëzit në këtë jetë.

"Këtu ne hyjmë në misterin njerëzor. Zoti, shoqëron jetën e njerëzve dhe ne duhet t`i shoqërojmë ata edhe në gjendjen në të cilën ata mund të ndodhen, duke i shoqëruar ata me mëshirim".

"Duhet të predikojmë Ungjillin në çdo rrugë - shtoi Papa Françesku - duke predikuar fjalën e mirë, në mënyrë që të mund të kurojmë me predikimin tonë, çdo sëmundje apo plagë.

Papa Françesku shpjegoi gjithashtu se "vendi në të cilin rrëfehesh në kishë, nuk është një vend torturash, por një vend mëshirues, nga ku Ati ynë, na stimulon të bëjmë më të mirën e mundur në këtë jetë.

Kjo është edhe madhështia e të rrëfyerit, vlerësimi i çdo rasti dhe mundësia më e mirë që duhet të krijohet për një person i cili kërkon mëshirmin dhe bekimin e Zotit”.
Kreu i Selisë së Shenjtë, thotë se duhet përkrahur edhe "situata e një gruaje, e cila ka hedhur pas krahëve një martesë të dështuar, martesë në të cilën mund të ketë kryer edhe abort”.

Ndërkohë, kjo grua është rimartuar dhe ka 5 fëmijë dhe bën një jetë të qetë, duke u `penduar sinqerisht` për abortin e kryer. Duke dashur të ecë përpara normalisht, në jetën e krishterë.

Mesazhi i përhershëm që Papa Françesku do të japë, është që Kisha të jetë pranë njerëzve, duke pasur nevojë të ketë kapacitetin e duhur për të kuruar plagët dhe të ngrohë zemrat e besimtarëve. Unë e shoh Kishën si një spital, pas një lufte.

Është e kotë të pyetet një i sëmurë rëndë nëse ka kolesterolin e lartë, fillimisht duhet bërë i mundur kurimi i tij dhe më pas të mendohet për pjesën tjetër.

Gjatë kthimit tim nga Rio de Janeiro, u shpreha se nëse një person homoseksual ka vullnetin e mirë dhe është në kërkim të afrimit me Zotin, unë nuk jam askush për ta gjykuar atë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)