Papa do të takojë ditëm e sotme në Vatikan Presidentin rus Vladimir Putin. Ky takim mendohet se do të përmirësojë disi marrëdhënjet e tensionuara ndërmjet Vatikani dhe Kishës Ortodokse Ruse.
Mërrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Vatikanit u prishën disi që prej shpërbërjes së Bashkimit Sovietik në vitin 1991. Në atë kohë Moska akuzoi Kishën Katolike Romane se u mundua të tërhiqte drejt saj besuesit e Kishës Ortodokse Ruse, një akuzë të cilën Vatikani e mohoi kategorikisht.
Por Putin është lideri i parë i Kremlinit që prej Revolucionit Bolshevik të vitit 1917 i cili pranoi se ishte besimtar i Kishës Ortodokse dhe ka bërë thirrje disa herë për të ndaluar këtë grindje ndërmjet dy kishave kristiane. Sipas diplomatëve, pas vizitës së sotme në Vatikan, Putin mund të ftojë Papën në Rusi.
Kohë më parë, qeveria ruse pati ftuar dhe Papa Benediktin dhe Papa Gjon Palin I, të cilët nuk mundën të iknin pasi nuk morën dhe një ftesë zyrtare nga Kisha Ortodokse Ruse. Por edhe Papa Françeskut do t’i duhet një ftesë nëse do të dojë të vizitojë Rusinë në të ardhmen.
Por së fundi janë parë shenja ngrohjeje mes të krishterëve të perëndimit dhe lindjes, prandaj besohet se takimi mes Papa Françeskut dhe Vladimir Putin do të jetë frytdhënës.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com