VATIKAN - “Faleminderit për punën tuaj në këto ditë dhe ju dua shumë”.

Kështu ka përshëndetur Ati i Shenjtë 6 mijë gazetarët të ardhur në sallën Paolo VI në Vatikan për të marrë pjesë në takimin me mediat e huaja.

“Roli juaj është i rëndësishëm për të treguar realitetin bashkëkohor”, - u shpreh Papa duke përshëndetur përfaqësuesit e mediave të huaja, që e kanë duartrokitur dhe përshëndetur përzemërsisht.

Jam i gëzuar që ju takoj dhe ju falenderoj, që keni punuar në këtë periudhë kaq të rëndësishme për Kishën duke filluar, që nga momenti i dorëheqjes nga Papati i paraardhësit tim.

Më pas gjatë fjalimit Papa ka shpjeguar arsyjen përse ka zgjedhur emrin Francesku, që është emri i të varfërve.

Papa është shprehur para gazetarëve se dëshiron shumë një Kishë të varfër për të varfrit dhe duke qenë një institucion historik nuk ka natyrë politike por shpirtërore.
Papa Bergoglio ka përsëritur sërish, që pa Krishtin, Pjetri dhe Kisha nuk do të kishin ekzistuar.

Ndërkohë të dielën pritet me padurim nga besimtarët bekimi i parë nga papa Francesku në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

(L.ç/ad.ti/shqiptarja.com)