Papa Françesku ka habitur sërish me veprimet e tij.

Gjatë një ceremonie për Pashkët, Papa ka vizituar një burg në Romë dhe ka bërë aty një veprim që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Papa Françesku u ka larë këmbët 12 të burgosurve, 6 burrave dhe 6 grave muslimanë që vuanin dënimin aty.

Mes të burgosurve që Papa u lau këmbët ishte edhe një ish - showgirl e dënuar për mashtrim pasi kishte përdorur karta krediti të vjedhura.

Ky veprim i Papës është konsideruar një shkelje e konventës së Vatikanit pasi u ka larë, fshirë e më pas puthur këmbët edhe muslimanëve.

Por këtë veprim Papa e ka argumentuar duke thënë se edhe ai është një njeri që ka nevojë të pastrohet nga “ndyrësia e tij”.