TIRANE- Presidenti i Republikës së Greqisë z. Karolos Papulias do të vizitojë të dielën Shqipërinë në një vizitë zyrtare dy ditore.
Lajmi bëhet i ditur nga ambasada greke në Tiranë përmes një njoftimi për shtyp që u shpërnda sot në redaksitë e gazetave.
Vizita do të zgjasë 2 ditë, nga data 3 deri në datën 5 Nëntor 2013.
Ndërkohë që mediat greke bëjnë të ditur se Papulias të hënën do të zhvillojë takime me krerët e shtetit ndërsa të martën do të udhëtojë me helikopter nga Tirana drejt Gjirokastrës për të takuar minoritetin grek.
Vizita e Presidentit grek vjen pas atij të ministrit të Jashtëm grek Venizelos i cili erdhi në Tiranë më 14 tetor. Në këtë vizitë Tirana zyrtare i kërkoi Greqisë të heqë ligjin e luftës ndërkohë që Shqiptarja.com publikoi pak ditë më parë se Greqia nuk e ka njohur asnjëherë kufirin tokësor me Shqipërinë, duke refuzuar madje dhe dy marrëveshje për këtë qëllim. Këtë e konfirmoi dhe historiani shqiptar, profesor Pëllumb Xhufi thotë se nuk ka asnjë marrëveshje me Greqinë për kufinjtë tokësorë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Surpriza Shqipëri-Greqi, ende s'na njohin as kufirin tokësor