FIER- Statistikat e Drejtorisë Rajonale të Punësimit në Fier flasin për 8200 të papunë, ndërsa mendohet se numri i tyre mund të jetë shumë më i lartë.
Sheshi Omonia pranë qendrës se qytetit është vendi ku çdo ditë grumbullohen qindra të papunë, të cilët presin me orë të tëra që dikush t’i marrë për ndonjë punë.
Përveç të papunëve që vijnë nga rrethinat e Fierit në shesh grumbullohen edhe të papunë nga rrethet e Mallakastrës, Beratit dhe Skraparit.
Punëkërkuesit fatkeqësisht janë të rrezikuar edhe nga ndonjë aksident i mundshëm pasi vendndodhja e tyre është në të dy anët e rrugës kryesore dhe kalojnë qindra automjete.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com