'Papunësia fenomen i pandemisë', Milva Ekonomi: Paketa për turizmin vendas dhe atë në rrugë tokësore e detare

Për ish-Ministren e Financave, Milva Ekonomi vështirë të ketë një turizëm që do lulëzojë, duhen ofruar paketa brenda turizmit vendas atij në rrugë tokësore ose edhe detare. Në një lidhje skype për Report TV në emisioni ''Repolitix'' deputetja e PS-së Ekonomi u shpreh se në këtë periudhe ka patur biznese që kanë patur fitime sikundër janë shërbimet delivery. Ndërsa për sa i takon ndikimit që mund të ketë kjo pandemi në ekonomi për deputeten Ekonomi papunësia është një fenomen që do të shoqërojë këtë pandemi për shkak të mbylljes së disa segmenteve në vend, por ndryshe do të ndodhë me emigracionin.

Kush janë pasojat më të renda të ekonomisë nga pandemia do të kemi shtim të papunësisë apo shtim të emigracionit?

Papunësia është një fenomen që do të shoqërojë këtë pandemi, pasi janë mbyllur disa segmente. Jo të gjitha industritë në vend punojnë.  Nga njëra anë mund të bëjë që personat më të kualifikuar nga ana e kompanive ti mbajnë, nga ana tjetër ata që e kanë kualifikimin bazik kompanitë mund t'i nxjerri të papunë dhe ato kthehen në pjesën e sistemit që financohet dhe menaxhohet nga pagesa e papunësisë nga shërbimet sociale që ofron vendi.

Për sa i takon emigracionit ky është fenomen që nuk do të shoqërojë këtë kohë, kufijtë në përgjithësi janë mbyllur dhe shqiptarët nuk mund të rrinë më shumë se 90 ditë në territorin e vendeve te bashkimit europian. Nuk besoj se emigracioni do të shoqërojë këtë pandemi apo post pandemi. Ajo që duhet të ketë më e vështirë janë skemat e mbrojtjes sociale.

Në rajonin tonë Mali i Zi ka adresuar 12 % të prodhimit bruto si dhe paketë ndihme ndaj biznesit dhe individëve , Serbia 11 %, Shqipëria vetëm 2.6 %, a do të jetë ë mjaftueshme?

'Shqipëria e ka ndarë ndihmën me skenar. Filozofia është për përkrahë njerëzit në nevojë, njerëzit që dalin nga skema e punës mbështeten nga shteti. Sipas industrive apo shërbimeve që mbyllën. Përmes aplikimit për pagën e luftës'

Si mendohet të rimëkëmbët turizmi?

'Do të jetë diçka e vështirë sepse ne jemi vend që ne jemi ta hapur karshi atyre që quhen incoming dhe outgoing. Dhe kur llogarisim kontributin e turizmit e mbështesim tek informacioni që marrim nga bilanci i pagesave tek bankës së Shqipërisë dhe shohim sa kanë konsumuar turistët e huaj në vendin tonë, duke kuptuar sesa është kontributi në vendin tonë. Në kushtet kur fluturimet janë të pezulluar, kur shumë nga kontratat e hoteleve me tur operatorët janë kthyer mbrapsht vështirë të ketë një turizëm që të lulëzojë. Të mundohemi të ofrojmë një paketë për turizmin vendas apo dhe atë pjesë të turizmit që nuk përdor turizmin ajror, por përdor turizmin në rrugë tokësore ose edhe detare. Operatorët, agjencitë turistik, hotelet duhet të ribashkohen për të parë çfarë oferte turistike ofron Shqipëria, në formën e një pakete, e cila nuk mund të jetë ajo tradicionalja, duhet diçka tjetër. Duhet të marrin përsipër që në këtë paketë turistike të përfshihen ato rregulla që kërkon pandemia. Konform rregullave që janë përcaktuar, ato të ruajtjes së distancës sociale, higjienës. Pasi rregullat e distancimit social do të vijojnë edhe për periudhën pas qershorit nga orientimet që kemi nga OBSH dhe specialistë që i takojnë botës akademike shumë prestigjioze.

A ka biznese në këtë periudhë që kanë përfituar fitime të mëdha ?

'Po ka biznese që kanë realizuar fitime, pasi kanë qenë pjesë e zinxhirit të prodhimit që nuk janë ndërprerë si përpunimi agroushqimor dhe prodhimi bujqësor që importi është rritur si fruta perimet. Janë disa shërbime si ato për përgatitje të ushqimeve sikundër janë shërbimet delivery. Fitimet e tyre mund të jenë të realizueshme me një rritje të atyre që marrin këtë risk. Interneti është një shërbim ku masa e konsumit është rritur. Sektorë të tjerë nuk kanë patur rritje të mëdha. Edhe sektori fasonëve në prodhimin e i këpucëve që i kishin kontratat më afatgjatë, me material porositësi me tregjet perëndimore si Spanja, kanë vazhduar , nuk janë ndërprerë.

Ndërsa lidhur me pyetjen për domosdoshmërinë e hartimit të një buxheti krejtësisht të ri për këtë vit, deputetja Ekonomi tha se duke u nisur nga një parashikim për prodhimin e brendshëm bruto dhe meqë ka filluar dhe paketa e dytë do ketë edhe një skenar tjetër. Sipas kësaj, buxheti do të rishikohet edhe për sa i përket të ardhurave edhe për sa i përket rialokimit të shpenzimeve sipas zërave te rinj.

I.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës