'Paqe' e brishtë në gjysmëfinalen e parë, Ancelotti akuza arbitrit: I pavëmendshëm! Guardiola: Në Manchester si finale

Supersfida e parë mes Real Madrid dhe Manchester City-t nuk ka patur fitues, por është mbyllur me shifrat 1-1 dhe jo pak polemika.

Në ‘bernabeu’, anglezët që kërkonin hakmarrje për eliminimin e sezonit të kaluar, e nisën më mirë dhe duke rrezikuar, por ishte Reali që zhbllokoi i pari. Në minutën e 36 Vinicius Junior finalizoi një kundërsulm me një goditje perfekte, duke shtangur skuadrën e Guardiolës. Gjithsesi në pjesën e dytë Manchester City bëri të njëjtën gjë, por me protagonist Kevin de Bruyne, i cili riktheu baraspeshën me një silur. Në fund u vendos një ‘paqe’ e brishtë që do të thyhet janën e ardhshme në Manchester kur do të luhet edhe gjysmëfinalja e kthimit.

Pas ndeshjes Ancelotti kritikoi arbitrin, pasi kur City realizoi më herët gjatë aksionit ka dyshime për një top që mund të ketë kaluar vijën anësore. Madje disa pamje e vërtetojnë këtë, por trajneri italian tani sheh në të ardhmen dhe thotë se ‘Reali i Madridit është shumë i rrezikshëm në transfertë’.

Nga ana tjetër Pep Guardiola tha se ‘nuk priste një përballje të lehtë ku mund të shënonte shumë gola dhe se në Manchester do jetë si finale’. Kush kualifikohet mes këtyre dy skuadrave në finalen e 10 qershorit në Stamboll do përballet me fituesin e çiftit Milan-Inter.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja