Ernest Gjoka, ish-trajneri i Kukësit, por sot si drejtues i ekipit të Vllaznisë ka marrë hak ndaj skuadrës verilindore duke e ndaluar në shtëpi.Vllaznia e nisi ndeshjen me eufori duke shënuar dy golat në harkun e 13 minutave, përkatësisht në të 6’ dhe të 19’ me autor Astina.
Pas pësimit të dy golave në pak minuta, ekipi i kampionëve ishte në gjendje të rëndë psikologjike, por shkodrani Guri në minutën e 25 gjen rrugën e rrjetës duke shkurtuar shifrat në 1: 2 për ekipin e Kukësit.Minutat e mbetur prodhuan lojë të vrullshme dhe kërkuese nga të dyja ekipet, por pjesa e parë do të mbyllet në avantazh të shkodranëve.
Me fillimin e pjesës së dytë të zotët e shtëpisë të gjendur përballë presionit të humbjes, u shfaqën më të etur për të ndryshuar rezultatin.Në minutën e 62’ të lojës ekipi i Kukësit shënon një supergol me brazilianin Cale, duke rihapur dhe njëherë takimin.
Ndeshja mes Kukësit dhe Vllaznisë mbyllet në paqe me rezultatin 2:2, ndërsa hapi i gabuar i Kukësit i jep mundësin korçarëve të Skëndërbeut të shkëputen të pashqetësuar në krye të renditjes.
Me ndeshjen e sotme Kukësi ka grumbulluar 17 pikë, ndërsa Vllaznia renditet në kuotën e 6 pikëve në renditjen e përgjithshme. Skënderbeu ka siguruar plot 22 pikë, ndërsa vëndi I dytë mbahet nga Kukësi me 5 pikë më pak, gjë e cila i sjellë qetësinë korçarëve.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com









