Paqe në Rrogozhinë, Egnatia 1-1 Partizani! Homazhe dhe këngë për Dwamenan (VIDEO)

 

Në stadiumin e Rrogozhinës, Egnatia dhe Partizani barazuan 1-1 për javën e 13-të. Dueli nuk ishte si gjithë të tjerët, teksa gjithçka nisi në minutën e 24-t, aty ku u ndal më 11 nëntor. Kjo datë do jetë në memorien e tifozëve në Shqipëri, pasi kapiteni i Egnatias, Raphael Dwamena u rrëzua në tokë dhe ndërroi jetë rrugës për në spital në moshën 28-vjeçare.

Sfida nisi me homazhet e të dyja klubeve për kapitenin dhe një minutë heshtje në nderim të tij. Një foto e tij ishte vendosur në fushë, me drejtorin Olsi Rama të miqve dhe presidentin Demrozi të Egnatias që vendosën kurora me lule para portretit të të ndjerit. Gjithashtu lojtarët bënë homazhe për lojtarin, duke bërë edhe një foto së bashku në kujtim të një ndodhie që preku shumë tifozë. Ndërkohë që Egnatia i dedikoi edhe një këngë ish-kapitenit ganez.

Me protokoll të njëjtë dhe me disa zëvendësime për shkak lëndimesh, dueli në "Arena Egnatia" nisi në minutën e 24-t. Sfida dhuroi emocione, ashtu sikundër pritej nga dy skuadrat që ndajnë kreun e renditjes. Vendasit e Egnatias shpërdoruan disa raste, teksa në fund Partizani e mbylli me nëntë lojtarë pas dëmtimeve të Bytyçit dhe Prekës. Në fund 1-1, rezultat që ishte sigluar më 11 nëntor me golat e Malotës për vendasit dhe Bintsouka për miqtë. Me 13 ndeshje të luajtura, Egnatia mban kreun me 27 pikë, teksa po me kaq pikë Partizani është i dyti, duke pasur edhe një ndeshje më pak. Pas gjashtë fitoreve radhazi, Partizani ndalet nga Egnatia.

 


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Egnatia dhe Partizani një pikë për kreun, 'Demat' ndalen pas gjashtë fitoreve! Dinamo mund 1-0 Erzenin, Tirana fiton 3-2 ndaj Kukësit në fund


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!