Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me komunitetin e biznesit ku është zhvilluar një dialog i hapur lidhur me “paqen fiskale”. Kryeministri sqaroi se ky premtim tashmë i kthyer në ligj, është një nismë që do të shërbejë si një urë besimi mes sipërmarrësve dhe qeverisë.
Zbatimi i 'paqes fiskale' do të nisë nga janari i vitit të ardhshëm dhe se nuk cënon integritetin ligjor, tha kryeministri. Rama tha se për çdo rregullim të pasqyrave fiskale të viteve më parë, sipërmarrësit do të takohen vetëm 5%.
“Paqja fiskale është një zotim i yni i fushatës elektorale dhe sot është ligj. Pavarësisht disa debateve, të cilat nuk arritën ta adresojnë thelbin e kësaj nisme, sot jemi në kushtet që, duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm, ta zbatojmë atë. Është një nismë për të ndërtuar një urë të re besimi dhe ndërveprimi të shëndetshëm mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes. Nuk është shpikje e jona; vetë togfjalëshi “paqë fiskale” ka lindur në Romën e vjetër dhe është një instrument i përdorur prej mijëra vitesh.
Së dyti, është një instrument për t’u dhënë mundësi të gjitha sipërmarrjeve që nuk janë në konflikt me ligjin dhe që figurojnë në regjistrat e shtetit si kontributorë legjitimë, të rishikojnë pasqyrat e tyre fiskale. Ky rishikim u jep mundësi sipërmarrjeve të korrigjohen duke ribërë deklarimet e viteve të shkuara dhe duke pasur si motivim një tatim shumë më të ulët mbi fitimin sesa tatimi që paguhet rregullisht. Për çdo pasqyrë të korrigjuar, fitimi tatohet vetëm 5%. Kjo rrit formalizimin, nuk cenon integritetin ligjor të të gjithë ndërveprimit dhe ndihmon një proces ku sipërmarrja fokusohet më shumë te puna dhe te sfidat e veta, pa pasur barrën e të metave të së shkuarës.
Kjo shkon paralelisht me një adresim të përgjithshëm të gjobave, të cilat, sipas periudhave dhe vjetërsisë, variojnë nga fshirja totale deri te pagesa përmes disa kësteve, sërish me lehtësira. Në themel, paqja fiskale ka marrëveshjen me sipërmarrjen mbi përcaktimin e tavanit të ri të fitimit. Bazuar në një projeksion shkencor të fitimit, mbi fitimin e viteve të shkuara, mbi rritjen ekonomike dhe mbi propozimin për të pranuar si fitim të vitit një shifër të caktuar, administrata dhe sipërmarrja bien dakord dhe nuk ka më asnjë lloj inspektimi, kontrolli apo problematike që të rëndojë më shumë sesa barra fiskale”, tha Edi Rama.
Lajmi në përditësim...

Gjatë takimit me sipërmarrësit, kryeministri Rama pati dhe një debat me ndërtuesit. Ishte Erion Harizi nga Shoqata e Ndërtuesve, i cili i kërkoi qeverië lehtësia në pagesën e taksës së infrastrukturës.
Rama tha se me ndërtuesit nuk ka paqe dhe as mbështetje. Kryeministri u shpreh se ndërtimi është sektori me fitimin më të lartë në Shqipëri dhe ato akoma vijojnë të deklarojnë punonjës me paga minimale.
“Ajo që ndërtuesit duhet ta kuptojnë është se ky vend u ka dhënë shumë më tepër sesa ata i kanë kthyer mbrapsht. Këto ndërtime që bëhen sot do të jenë aty për dhjetëra vite. Nuk tolerohet që ne, nga njëra anë, miratojmë projekte të cilësisë së parë në letër dhe, nga ana tjetër, ato që shihen në terren të mos ngjajnë fare me to. Është kriminale që njerëzit të paguajnë për të marrë një shtëpi dhe të mos marrin hipotekën, sepse ndërtuesi luan me lejen.
Është shëmtuar Shqipëria në shumë pjesë të saj, që nga ato katrahurat në Golem e gjetkë, te ndërtimet e tjera. Vjen me një leje për të ndërtuar një godinë spektakolare dhe përfundon duke ndërtuar një kafaz pëllumbash. Ku lejohet kjo? Mos ta vazhdojmë këtë bisedë, që të mos më duhet të kërkoj të shoh ndërtimet e tua. I shohim, por pastaj mos dilni me gjysmëgjela. Mos na hapni këtë muhabet.
Paqe me ndërtuesit nuk ka. Më keni mbrapa, këmbë këmbës, mua dhe të gjithë ata që varen prej meje. Pastaj keni disa bashki ku mund të bëni çfarë të doni, vazhdoni t’i bëni, por po u kapët, nuk ua ka fajin njeri.
Mbështetje kërkoni ju që ende deklaroni punonjës me pagë minimale, kur e dimë shumë mirë, edhe ti edhe unë, që nuk ekziston punonjës me pagë minimale në ndërtim. Nuk keni faj vetëm ju; na i ka lidhur duart Gjykata Kushtetuese para disa vitesh, që nuk na lejon t’ju vendosim tavan, dhe ju luani me këtë hapësirë. Ju jeni sektori me më shumë fitim në Shqipëri. Çfarë mbështetje kërkoni ju? Jeni sektori ku shfrytëzohet punonjësi më shumë,” tha Rama.
Komente











Qyfyr i madh ky vend. Me drejtues të cilët të vjedhin të rrahin e të peshtyjne
PërgjigjuO KM DOREZOJI BALLUKUN DREJTESISE SIC KE BERE ME GJITHE TE TJERET LERI DOKRRAT
Përgjigju