PRISHTINË - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë takimi sot me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor të Drejtoratit të Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim nga Komisioni Evropian, Jean Eric Paquet diskutuan për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe angazhimin e institucioneve të reja për të përmbushur reformat e parashikuara për avancimin e axhendës evropiane të vendit.
Presidentja Jahjaga tha se "prioritet i institucioneve të vendit mbetet përfundimi dhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, përmbushja e kritereve të mbetura në kuadër të Dialogut për Liberalizim të Vizave, angazhimi i institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, vazhdimi i dialogut me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, formimi i Gjykatës Speciale dhe fuqizimi i një ambienti të përshtatshëm për tërheqjen e investimeve të jashtme".
Drejtori për Ballkanin Perëndimor Paquet theksoi se "është me rëndësi që Kosova t'i trajtojë me prioritet reformat e parapara në kuadër të axhendës evropiane". Ai tha se "migrimi i parregullt e bën procesin e liberalizimit të vizave më të vështirë dhe parashtroi kërkesën që Kosova të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të adresuar këtë problem, me qëllim që procesi të përmbyllet me sukses. Ekonomia gjatë këtij viti duhet të jetë prioritetet i institucioneve dhe tipar i qartë i axhendës evropiane, duke ndërmarrë reforma strukturore që garantojnë qëndrueshmërinë, hartimin e planit zhvillimor dhe adresimin e papunësisë". Paquet shoqërohej ne takim edhe nga Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar/ATSH/
/Shqiptarja.com