Albana Osmani është një nga moderatoret më të njohura në vend. Moderatorja është kthyer pas në kohë mëngjesin e sotëm duke publikuar një foto e cila tregon rrugëtimin e saj të gjatë në televizion.
Krah kartës identifikuese me emrin e saj dhe profesionin që Albana ka ushtruar për vite të tëra, ka shkruar: “Ndihem si sot edhe pse kaluan 17 vite. Çfarë bëri Oprah Winfrey në jetë. Realizoi çdo ëndërr të saj me klas dhe dinjitet. Kaq e bekuar dhe kaq e lumtur, faleminderit publikut më të mirë në botë”.
Komento